Art&Argëtim

U kërcënua për vdekje nga një i panjohur, Kendall Jenner largohet nga Beverly Hills

27 Prill 2022, 07:58 Nga DOSJA
U kërcënua për vdekje nga një i panjohur, Kendall Jenner

SHBA– Modelja Kendall Jenner u detyrua të largohej nga shtëpia e saj për shkak të disa ndjekësve të rrezikshëm. Ylli i familjes Kardashian ka lënë shtëpinë e saj në Beverly Hills dhe nuk ka ndërmend të kthehet, sipas një artikulli të TMZ.

Arsyeja nuk është tjetër veçse disa incidente të cenimit të hapësirës së saj private, si dhe kërcënimeve që ajo merr për jetën e saj.

Ajo ka gjetur një vend të ri dhe punësoi roje të armatosur për t’u ndjerë e sigurt. Kendall ka marrë masa paraprake pasi një person ka udhëtuar dhe iu është shfaqur në banesë për ta vrarë. Ajo pretendon se kërcënimet i kanë shkaktuan ankth dhe trazira të mëdha emocionale.

Disa ditë më parë, një person tjetër arriti të hynte në shtëpinë e saj private dhe të notonte lakuriq në pishinë ndërsa ajo ishte në dhomën e saj.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz kendall jenner kendall jenner

Sondazh

Poll