Bota

VIDEO/Putin i sëmurë? S’e kontrollon dot dorën, ekspertët: Vuan nga Parkinson si Hitleri

27 Prill 2022, 06:52 Nga DOSJA
VIDEO/Putin i sëmurë? S’e kontrollon dot dorën,

RUSI– Problemet shëndetësore të presidentit Vladimir Putin janë kthyer në mister për të gjithë botën pasi ai shpeshherë në daljet publike jep shenja të çuditshme që të bëjnë të mendosh rreth shëndetit të tij.

Në videon më të fundit, duket Putin, i cili nuk e kontrollon dot dorën gjatë një takimi me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko në Kremlin. Në mënyrë që të dalë nga situata, Putin e ka vendosur dorën në gjoks për të mos e lëvizur më.

Sipas mediave të huaja, thuhet se Putin ka të njëjtën sëmundje si Adolf Hitleri, ndërsa Gjermania përballej me humbjen totale në Luftën e Dytë Botërore. Shumë ekspertë besojnë se Hitleri vuante nga sëmundja e Parkinsonit në kohën kur u filmua video. Gjendja pengon kontrollin e muskujve dhe dëmton lëvizshmërinë.

Pak ditë më parë, një video tjetër e publikuar së fundmi e tregonte Putin duke kafshuar buzët dhe duke i shpërqëndruar në një shërbesë kishtare të dielën e Pashkëve.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota putin putin

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2022, 11:36

Kompania kineze e dronëve tërhiqet nga Rusia

KINA- Kompani kineze e dronëve DJI Technology, është tërhequr nga Rusia. Sipas Sky News,  DJI Technology ka pezulluar përkohësisht biznesin në Rusi për të paran...