Bota

ALARM në Mal të Zi/Kërcënime me bombë në disa shkolla dhe komuna

27 Prill 2022, 10:33 Nga DOSJA
ALARM në Mal të Zi/Kërcënime me bombë në disa

MALI I ZI- Ditën e sotme në Malin e Zi janë raportuar një sërë mesazhesh kërcënuese për shpërthime. Disa nga komunat të cilat janë kërcënuar për vënie bombe janë komunat Nikshiqi, Tivar, Bijelo Polje, Berane dhe Tivat. Mesazhet kanë alarmuar të gjitha autoritetet malazeze pasi nuk dihet se kur mund të nisin dhe a janë reale këto shpërthime të paralajmëruara. Në Berane është evakuuar godina e pushtetit vendor dhe disa shkolla.

Sipas mediave malazeze, në Nikshiq janë evakuuar tre shkolla ​​fillore në qytet, si dhe tre shkolla të tjera në zonës rurale për shkak të emaileve që kanë mbërritur në adresat e shkollave për vendosjen e lëndëve plasëse.

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq u bëri thirrje organeve kompetente shtetërore që të reagojnë urgjentisht ndaj raportimeve të fundit për vendosjen e mjeteve shpërthyese në institucionet arsimore dhe të tjera. Ai tha se siguria e fëmijëve, si kategoritë më të cenueshme të shoqërisë dhe të gjithë qytetarëve, duhet të jetë prioritet absolut i shtetit dhe i çdo individi.

Gjithashtu është alarmuar edhe ndërtesa e Komunes së Tivarit. Punonjësve të komunës i është kërkuar që të mos vijnë në punë deri në fund të ditës.

Disa shkolla në Podgoricë, pas rekomandimit të UP-së, tashmë i kanë ftuar prindërit që të vijnë në shkollë për fëmijët më të vegjël, ndërsa fëmijëve më të rritur i është kërkuar të shkojnë në shtëpi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Alarmi në Malin e Zi/Kërcënimet për bombë mbërrijnë dhe në adresat e disa komunave

‘Siguria e qytetarëve është prioritet’, reagon Gjukanoviq :Të zbulohen autorët e kërcënimit

Alarm në Malin e ZI! Mbyllen disa shkolla pas sinjaleve për shpërthime

(j.c)/dosja.al 

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni alarm ne malin e zi alarm ne malin e zi

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2022, 11:36

Kompania kineze e dronëve tërhiqet nga Rusia

KINA- Kompani kineze e dronëve DJI Technology, është tërhequr nga Rusia. Sipas Sky News,  DJI Technology ka pezulluar përkohësisht biznesin në Rusi për të paran...