Bota

SKANDAL në Britani! Deputeti kapet duke parë porno në telefon gjatë seancës plenare

27 Prill 2022, 13:02 Nga DOSJA
SKANDAL në Britani! Deputeti kapet duke parë porno në telefon

MBRETËRI E BASHKUAR– Skandal në Britani. BBC raporton se ka nisur një hetim për një nga deputetët pasi është kapur brenda seancës parlamentare duke shikuar filma pornografik.

Shefi mbikëqyrës i partisë konservatore në Britaninë e Madhe është duke i hetuar këto raportime, mirëpo nuk jepet ende asnjë emër.

“Shefi mbikëqyrës është duke punuar në këtë çështje. Kjo sjellje është totalisht e papranueshme dhe do të ndërmerren veprime.”, bëhet e ditur në një deklaratë të lëshuar nga zyra mbikëqyrëse e partisë konservatore.

Akuza është bërë gjatë një takimi të grupit të grave deputete konservatore. Në takim thuhet se kanë qenë të pranishme rreth 50 deri në 60 deputete konservatore. Raportohet se dikush i bëri me dije shefit mbikëqyrës të partisë konservatore Chris Heaton-Harris se si kishin parë një deputet duke shikuar pornografi në parlament ashtu edhe në një komision.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota britani deputeti shikon porno ne seance britani deputeti shikon porno ne seance

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2022, 11:36

Kompania kineze e dronëve tërhiqet nga Rusia

KINA- Kompani kineze e dronëve DJI Technology, është tërhequr nga Rusia. Sipas Sky News,  DJI Technology ka pezulluar përkohësisht biznesin në Rusi për të paran...