Bota

Kriza energjetike: Gazprom pretendon se 4 blerës europianë kanë paguar me rubla për gazin

27 Prill 2022, 11:56 Nga DOSJA
Kriza energjetike: Gazprom pretendon se 4 blerës europianë kanë

RUSI- Katër blerës europianë të gazit rus kanë paguar tashmë për furnizimet në rubla, siç kërkoi Presidenti Vladimir Putin, sipas një personi të afërt me gjigantin rus të gazit Gazprom PJSC.

Sipas Blomeerg, personi i afërt ka thënë se edhe nëse blerësit e tjerë refuzojnë kushtet e Kremlinit pas ndalimit të flukseve të gazit në Poloni dhe Bullgari.

“Dhjetë kompani evropiane kanë hapur tashmë llogari me Gazprombank që u kërkohet të plotësojnë kërkesat e pagesave të Rusisë”-tha ai.

Furnizimi me gaz për Poloninë dhe Bullgari u pezullua sot pasi të dy vendet refuzuan mekanizmin e propozuar të Gazprom për pagesat në rubla, i cili sipas kompanisë nuk shkel sanksionet e Bashkimit Europian.

Rusia furnizon gaz përmes tubacioneve në 23 vende europiane. Pas vendosjes së sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, Moska ka kërkuar që ajo të paguhet në rubla për dërgesat e gazit nga 1 prilli. Megjithatë, sindikata tha se mekanizmi i propozuar nga Kremlini, i cili kërkonte hapjen e llogarive në Gazprombank të kontrolluar nga Rusia do të shkelte sanksionet.   

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Shpërthime në Belgorod, rifillon furnizimi me gaz rus për Poloninë, kërkesa e Putin

(j.c)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota gazprom kater bleres europian te naftes ruse lufta ukraine-rusi pagesa per gazin rus ne rubla gazprom kater bleres europian te naftes ruse lufta ukraine-rusi pagesa per gazin rus ne rubla

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2022, 11:36

Kompania kineze e dronëve tërhiqet nga Rusia

KINA- Kompani kineze e dronëve DJI Technology, është tërhequr nga Rusia. Sipas Sky News,  DJI Technology ka pezulluar përkohësisht biznesin në Rusi për të paran...