Bota

23 vite nga Masakra e Mejës, Kurti: Serbia është përplot me trupa të njerëzve tanë

27 Prill 2022, 12:00 Nga DOSJA
23 vite nga Masakra e Mejës, Kurti: Serbia është përplot me

KOSOVË- Sot shënohet 23-vjetori i Masakrës së Mejës ku u vranë 377 civilëve shqiptarë të Kosovës nga policia serbe dhe forcat e Ushtrisë serbe, kryer më 27 Prill 1999 në fshatin Meja, afër qytetit të Gjakovës, gjatë Luftës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti në përvjetorin e masakrës së Mejës dhe në Ditën e të Zhdukurve me Dhunë në Kosovë ka nderuar martirët e Mejës e të Kosovës, duke thënë se çështja e tyre duhet të jetë prioritare në bisedimet me Serbinë.

Asnjë vonesë dhe asnjë harresë. Sepse, përndryshe, ne vëmë mbi baza të dyshimta çdo të ardhme”, ka shkruar Kurti në Facebook. Andaj, thotë ai, raportet edhe marrëveshjet tona kanë dhe duhet të vijojnë të kenë në prioritet temën e të zhdukurve me dhunë. I pagjeturi vendos në shoqërinë tonë dhe në familjarët e tij nga një anë dhimbjen, dhe, nga ana tjetër, shpresën.”-tha Kurti.

Burrat u nxorën nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli në Mejë dhe familjet e tyre u urdhëruan që të vazhdojnë udhën për në Shqipëri. Burrat dhe djemtë u ndanë nga kolona, pastaj u ekzekutuan pranë rrugës. Masakra konsiderohet si më e madhja gjatë Luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Vetëm një pjesë e kufomave janë gjetur, pjesa tjetër janë vënë në kamionë dhe janë transportuar në Serbi ku janë varrosur në varreza masive ose janë djegur për të zhdukur gjurmët.

Sipas të dhënave të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, 282 burra raportohet se ishin rrëmbyer në Meja, dhe ata nuk ishin llogaritur pas luftës. Nuk dihet numri i saktë i të vrarëve, por vlerësohet se numri i burrave të vrarë ishte përafërsisht 300, kryesisht ata midis moshave 14 dhe 60 vjeç.

Pas rënies së Sllobodan Millosheviçit, u zbulua se kufomat e civilëve shqiptarë të vrarë në Mejë dhe Suharekë, nën organizimin e Ministrisë Jugosllave të Punëve të Brendshme, u transportuan me kamion në një qendër trajnuese të Njësisë Speciale Antiterroriste Serbe në Batajnicë, afër Beogradit dhe u hodhën në varreza masive .

Gjatë hetimeve të pasluftës në Serbi, të paktën 287 trupa njerëzish që në atë kohë ishin zhdukur nga Meja dhe zonat përreth u zbuluan në varrezat masive në Batajnicë, afër Beogradit. Më 1 gusht të vitit 2003, eshtrat e 43 personave u kthyen dhe u varrosën në Mejë. Trupat e 21 shqiptarëve të tjerë, trupat e të cilëve u kthyen në Kosovë u varrosën në Mejë në 26 gusht 2005. Që nga Marsi i vitit 2008, mbetjet e 345 viktimave të masakrës janë identifikuar dhe kthyer në Kosovë dhe 32 mbeten të zhdukur. EULEX filloi hetimin e tij mbi masakrën në vitin 2013. Ajo ka lëshuar kallëzime penale për 17 serbë nga Gjakova për masakrën.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni albin kurti masakra e mejës albin kurti masakra e mejës

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2022, 11:36

Kompania kineze e dronëve tërhiqet nga Rusia

KINA- Kompani kineze e dronëve DJI Technology, është tërhequr nga Rusia. Sipas Sky News,  DJI Technology ka pezulluar përkohësisht biznesin në Rusi për të paran...