Bota

‘I gjetën 10 plumba në trup’,del ekspertiza mjekoligjore e vrasjes së ‘Xhaxha Xho’ në Greqi

27 Prill 2022, 12:27 Nga DOSJA
‘I gjetën 10 plumba në trup’,del ekspertiza mjekoligjore e

GREQI- Raporti mjeko-ligjor për Giannis Skaftouros  pas ekzekutimit të tij në Skourta përmban disa informacione tronditëse pasi nga gjithsej 15 plumba që “vërshuan” drejt tij, 10 e kapën atë.

Sipas Protothemës, kjo tregon se ekzekutorët e tij janë vrarës me pagesë të cilët kanë kryer krime të tilla dhe më parë duke mos hezituar për t’a eleminuar atë para familjarëve. Lëvizjet e tij i kanë vëzhguar për të paktën tre ditë dhe ka gjasa që ata të kryenin sulmin edhe nëse truprojat e “Xha Xhoit”, kjo pasi në ditët e Pashkëve gjërat ishin më të relaksuara, përqëndrimi ishte më i ulët dhe vëmendja u kthye diku tjetër.

Lidhur me zhvillimet e fundit në hetim, nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se nga 15 plumbat e gjuajtur nga kallashnikovët, gjithsej 10 përfunduan në trupin e 55-vjeçarit.Autoritetet folën për një qitës armësh me përvojë, pasi në kushtet e presionit dhe pranisë së njerëzve ai kishte këtë efekt, ndërkohë që nuk përjashtojnë pjesëmarrjen e tij, në të kaluarën, në vepra të ngjashme kriminale, me ekzekutimin prej tij të “kontrata të tjera vdekjeje”.

Stavros Balaskas, tha se ky është një qark i madh, një “mafia normale, si ajo italiane” e përfshirë në ekzekutimin e Giannis Skaftouros.

“Dhe me sa di unë, vajza e tij doli para të shtënave për ta mbrojtur dhe u plagos. Giannis Skaftouros e kishte jetën e dytë pas një atentati të bërë vite më parë. . Janë këto marifete procedurale që përdorin avokatët e mirëpaguar të këtyre njerëzve”, tha ndër të tjera zoti Balaskas.

Ai iu referua gjithashtu mafies greke, duke folur për kontratat e vdekjes si një zgjidhje ekstreme të tipit profesional, në mënyrë që njëri të eleminojë tjetrin, duke përmendur si shembull rastin e Skaftourou, vrasja e të cilit, siç tha ai,”mund të kishim një milion të vdekur”.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni stavros balaskas vritet giannis skaftouros stavros balaskas vritet giannis skaftouros

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2022, 11:36

Kompania kineze e dronëve tërhiqet nga Rusia

KINA- Kompani kineze e dronëve DJI Technology, është tërhequr nga Rusia. Sipas Sky News,  DJI Technology ka pezulluar përkohësisht biznesin në Rusi për të paran...