Bota

Zelenskyy: Rusia po përpiqet të destabilizojë rajonin përmes pushtimit në Moldavi

27 Prill 2022, 07:20 Nga DOSJA
Zelenskyy: Rusia po përpiqet të destabilizojë rajonin përmes

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia po përpiqet të destabilizojë rajonin përmes aktivitetit ushtarak në rajonin separatist të Moldavisë, Transnitria.

Ditët e fundit, Ukraina ka akuzuar trupat ruse për sulmet me raketa dhe kryerjen e operacioneve në Transnistria.

“Ky është vetëm një nga hapat e Federatës Ruse. Kjo po ndodh për të destabilizuar rajonin dhe për të kërcënuar Moldavinë. Kjo po tregon se nëse Moldavia mbështet Ukrainën, kjo është ajo që do të ndodhë,”- tha Zelenskyy.

Sipas CNN, në një deklaratë për shtyp Zelenskyy kur u pyet për numrin e trupave ruse të pranishme në Transnistria, ai tha se forcat e armatosura ukrainase janë “të përgatitura dhe nuk kanë frikë” për t’u marrë me një front të ri të pushtimit ushtarak.  

“Në lidhje me disa trupa ruse që janë vazhdimisht të pranishme në territorin e pushtuar përkohësisht, kjo ka qenë kështu për shumë e shumë vite. Ne e dimë se ata janë në gatishmëri, vetëm duke pritur për urdhrin,”-tha Zelenskyy.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Shpërthime në Belgorod, rifillon furnizimi me gaz rus për Poloninë, kërkesa e Putin

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll