Politike

ÇEZ-DIA/ Balla: Prokuroria nuk kreu hetime të thella, shteti humbi 418 milionë euro

27 Prill 2022, 09:06 Nga DOSJA
ÇEZ-DIA/ Balla: Prokuroria nuk kreu hetime të thella, shteti humbi

Taulant Balla flet për çështjen ÇEZ-DIA nga Fieri. Kuvendi është investuar në atë çështje në një komision hetimor parlamentar. Raporti është depozituar në 2017 në Prokurorinë e Përgjithshme. Prokuroria nuk kreu hetime për një nga aferat më të rënda korruptive në 30 vitet e fundit. E kam përshëndetur njoftimin e bërë nga mediat jo zyrtarisht nga vetë SPAK-u për marrjen në pyetje të një prej dëshmitarëve kryesor në dosjen CEZ.  Nuk e di në çfarë statusi është marrë z.Ismailaj, por nëse pranon të bashkëpunojë me drejtësinë në funksion të zbardhjes është diçka e mirë. Të mos harrojmë që kuvendi ka denoncuar publikisht Sali Ramë Berishën dhe bashkëpunëtorë apo familjarë të tij lidhur me këtë çështje. Mendoj që prokuroria duhet t’i marrë të gjithë në pyetje. Mendoj që zbardhja e kësaj çështje është jo vetëm një detyrim i drejtësisë së re, por është një detyrim edhe i secilit prej nesh që është në dijeni të atij krimi. SPAK duhet të informojë publikun nëse është hapur kjo çështje

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll