Politike

Rama-Kim: E urrej ta bëj, por faleminderit, ke qenë gur themeli (Reagimi i ambasadores)

27 Prill 2022, 08:25 Nga DOSJA
Rama-Kim: E urrej ta bëj, por faleminderit, ke qenë gur themeli

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim. I pranishëm në një takim me kompanitë energjitike nga SHBA-të e Bashkimi Evropian, Rama tha se e urre, por i duhet që të falenderojë ambasadoren Yuri Kim pasi ka qenë një gur themeli në këtë marrëdhënie. Ai shtoi me humor se më në fund një Perandori si SHBA-ja po i jep energji në kuptimin e parë të fjalës, një vendi të vogël si Shqipëria. E pranishme në sallë ishte edhe vetë Kim, e cila u vu re se qeshte gjatë gjithë kohës që Rama thoshte këto fjalë. 

“Ka mijëra arsye për të parë drejt të ardhmes me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, sepse nuk ka më dyshim. Edhe pse kompanitë  kompanitë në fjalë që shohim këtu vlejnë miliarda, por nuk paguajnë bileta për të ardhur në Shqipëri. Të gjithë zotërinjë janë këtu për të investuar dhe për arsye biznesi. Dhe për të na u bashkuar ne. Në mbyllje dua të kujtoj ish-Presidentin Donald Trump. Ai ka mbajtur nja fjalim të gjatë duke shpjeguar sa e rrezikshme është që të kesh varësi nga gazi rus. Dhe koha na tregoi se është vërtetë e rrezikshme dhe se duhet ta përballonim këtë gjë në këtë kohë kaq të shkurtër. Duhet të realizojmë këto projekte në këtë kohë të shkurtër. Disa vite më parë askush s’e imagjinonte dhe sot kemi në dorë të bëjmë të mundur këtë projekt dhe e urrej ta them por më duhet ta falenderoj ambasadoren amerikane sepse ka qenë gur themeli në këtë gjë. Furnizimi me energji është pjesa më e rëndësishme. pse e urrej? Spese të falenderosh perandoritë nuk është fort…por pas 30 vitesh SHBA na jep vërtet energji, Jeta kështu e paska,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:Takimi me kompanitë energjitike! Yuri Kim: Ka sfida. Rama: Ambasadorja ‘gur’ themeli

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama yuri kim edi rama yuri kim

Sondazh

Poll