Politike

Projekti TAP-Porti LNG në Vlorë, Balluku:Shqipëria do kthehet në qendër e furnizimit me gaz

27 Prill 2022, 08:04 Nga DOSJA
Projekti TAP-Porti LNG në Vlorë, Balluku:Shqipëria do kthehet

TIRANË– Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku deklaroi ditë e sotme se një projekt që do të bëjë lidhjen e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë nëpërmjet tubacionit Fier -Vlorë. Gjatë takimit me kompanitë energjitike nga SHBA dhe BE, ministrja tha se do të nisin diskutimet me aktorët që kanë shfaqur interes për realizimin e këtij projekti, që synon ta kthejë Shqipërinë “si qendër jo vetëm të furnizimit me gaz por si një kontributor në sigurinë energjitike të rajonit e pse jo të Evropës”. Ajo falenderoi po ashtu ambasadoren Yuri Kim për ndihmën e dhënë në projektin e Termocentralit të Vlorës. 


“Zhvillimet e fundit gjeopolitike kanë evidentuar dobësitë në peisazhin energjitik aktual. Varësia nga gazi rus ka lënë të ekspozuar mjaft vende të rajonit e Evropës duke kërcënuar sigurinë energjetike. Projekti ynë ku një nga komponentët kryesorë është lidhja e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë nëpërmjet tubacionit Fier -Vlorë ka tërhequr vëmendjen e aktorëve më të mëdhenj të sektorit të gazit. Deri para pak kohësh injektimi i gazit të lëngshëm nga Vlora në TAP do ishte pritur me shumë skepticizëm. Sot për shkak të pasojave të krizës energjitike, është e mundur e i zbatueshëm, por dhe celësi fitues i këtij projekti. Sot do zhvillojmë një projekt që do transformojë pozitën tonë e do pozicionojë vendin tonë jo vetëm si qendër të furnizimit me gaz por si një kontributor në sigurinë energjitike të rajonit e pse jo të Evropës”, tha Balluku.

LAJMI KRYESOR: Takimi me kompanitë energjitike! Yuri Kim: Ka sfida. Rama: Ambasadorja ‘gur’ themeli

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike belinda balluku belinda balluku

Sondazh

Poll