Politike

Rama: Shqipëria do jetë prodhuese e enegjisë, sytë te tubacioni Joniano-Adriatik e Skavica

27 Prill 2022, 08:15 Nga DOSJA
Rama: Shqipëria do jetë prodhuese e enegjisë, sytë te

TIRANË– Synimet e kryeministrit Edi Rama janë që Shqipëria brenda këtij viti brenda këtij viti të kthehet në prodhuese neto të energjisë elektrike. I pranishëm në një takim me kompanitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, Rama tha se hidrocentrali i Skavicës do rrisë me 20% prodhimin e energjisë dhe do t’i japë vendit një pavarësi energjitike. Ai foli dhe për tubacionin Joniano-Adriati, për të cilin tha se do të ndikojë në Evropë , në mënyrë që vendet e BE-së të mos kenë më nevojë e Rusisë për gaz.


“Për herë të parë deri më tani po përfaqësoj entitetin më të vogël përsa i përket xhiros më të vogël në një konferencë të tillë. Më duhet të adresoj se ka një qarkullim një mijë herë më të lartë se PBB e Shqipërisë. Sidoqoftë si përfaqësuesi më i vogël i kësaj salle dhe pse më igjati, ju uroj mirëseardhjen Po ndodh në Tiranë kjo gjë. Ju faleminderit përzemërsisht që ia dolët të mbërrinit në Tiranë dhe të dëshmoni në interesin tuaj që së bashku të zhvillojmë program ndryshimin për rajonin dhe as që diskutohet që është vlerë e shtuar që ky ndryshim mund të jetë i mundur përmes kanalizmeve e përpjekjeve të energjive që vijnë nga SHBA, Evropa e Azerbajxhani. Shpresoj të na bashkohen edhe të tjerë. Disa ditë më parë u takova dhe me presidentin atje dhe ndjeva interesin e lartë që ka për tu përfshirë në tubacionin joniano-Adriatik që do të jetë një energji e re. Tubacioni Joniano-Adriatik mund të ndryshojnë lojën në rajonin tonë dhe mund të jetë  një energji e re për Europën që të përfitojë pavarësinë nga gazi rus. Me shumë kënaqësi dëshmoj progresin për shndërrimin e impiantit të Vlorës në një impiant për prodhimin e energjisë. Shtoj këtu energjinë diellore, të erës. Ëndrra e gjatë e Skavicës që do rrisë me 20% prodhimin e energjisë dhe do na japë një shtypje drejt pavarësisë energjetike. Këto tregojnë një potencial për ta shndërruar Shqipërinë brenda këtij viti në prodhues neto të energjisë dhe kjo është gjë e madhe. Na është dashur të marrim një sistem të paralizuar, ku gjysma e prodhimit të energjisë humbej. Borxhi ndaj OSHEE shkonte në 5% të PBB-sonë,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:Takimi me kompanitë energjitike! Yuri Kim: Ka sfida. Rama: Ambasadorja ‘gur’ themeli

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll