Bota

‘Nivelet e rrezatimit në Çernobil janë anormale’, Grossi: Pushtimi rus shumë i rrezikshëm

26 Prill 2022, 14:02 Nga DOSJA
‘Nivelet e rrezatimit në Çernobil janë anormale’,

UKRAINË- Kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së (IAEA), Rafael Grossi thotë se nivelet e rrezatimit në ish-centralin bërthamor të Çernobilit, skenën e luftimeve javësh pas pushtimit rus, janë “anormale”.

Grossi, i cili udhëtoi sot drejt centralit bërthamor me një grup ekspertësht,  u tha gazetarëve se pushtimi disajavor i vendit nga Rusia ishte “shumë, shumë i rrezikshëm”

Ka pasur momente që nivelet janë ngritur për shkak të lëvizjes së pajisjeve të rënda që forcat ruse kanë sjellë këtu dhe kur janë larguar. Ne e ndjekim atë ditë pas dite. Situata ishte absolutisht jonormale dhe shumë, shumë e rrezikshme”– tha Grossi.

Grossi foli pikërisht kur arriti në termocentral, i cili synonte të kufizonte ndotjen radioaktive nga reaktori numër katër i ish-centralit bërthamor pas katastrofës së vitit 1986.

IAEA tha se misioni i saj në Çernobil synonte të dërgonte pajisje, të kontrollonte nivelet e rrezatimit dhe të rivendoste masat mbrojtëse dhe sistemet e gjurmimit në vend.

Trupat ruse pushtuan ish termocentralin më 24 shkurt, ditën e parë të pushtimit të Ukrainës, dhe qëndruan atje për disa javë. Punëtorët thanë ishin të detyruar të vidhnin karburant për të mbajtur gjeneratorët në punë dhe për të parandaluar rrjedhjet e rrezikshme të materialit radioaktiv.

Termocentrali i braktisur ishte vendi i fatkeqësisë më të keqe bërthamore në histori në vitin 1986 dhe ende përdoret për të mbajtur mbetjet bërthamore.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Bombardime në jug, Guterres takohet me Putin, Lavrov: Rrezikojmë Luftë të 3 Botërore

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota cernobili lufta ukraine-rusi rafael grossi cernobili lufta ukraine-rusi rafael grossi

Sondazh

Poll