Aktualitet

VD-Hepatiti akut, Bino: S’ka raste në Shqipëri, jemi vigjilentë

26 Prill 2022, 09:44 Nga DOSJA
VD-Hepatiti akut, Bino: S’ka raste në Shqipëri, jemi

TIRANË– Hepatiti akut nuk ka mbërritur në Shqipëri. Mjekja Silva Bino, e pranishme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se në vend, deri më tani, nuk është evidentuar prezenca e virusit të hepatitet te fëmijët, që është përhapur në disa vende të botës. Bino shtoi se rastet më të shumta janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


“Ne kemi marr njoftimin për hepatitin, nuk kemi të dhëna në vendin tonë, natyrisht rastet më të shumta janë në MB dhe SHBA. Kemi ngritur vëmendjen, kemi ngrit alerin. Deri tani asnjë shenjë shqetësuese. ISHP është në gjendje të bëjë identifikimin e adenovirusit. Shenjat lidhen me traktin tretës, të vjella, diarre, këputje dhe zverdhje të lëkurës. Nëse ka turbullira të traktit tretës dhe nuk qetësohen, të drejtohen te mjeku i familjes për të mos na shpëtuar ndonjë rast dhe për të dhënë ndihmën e nevojshme. Kemi vënë re çrregullim të mëlçisë në kuadër të Covid, por të gjitha rastet janë trajtuar. Jemi vigjilent,”- tha Bino.

Çfarë është hepatiti?

Hepatiti është inflamacion i mëlçisë. Disa raste të hepatitit do të zgjidhen pa probleme të vazhdueshme; megjithatë, ka raste të caktuara që mund të zgjasin më shumë dhe të shkaktojnë dëme më serioze në mëlçi dhe të ndikojnë në funksionin e mëlçisë. Deri më tani janë 190 raste në të gjithë botën dhe një fëmijë ka humbur jetën.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet silva bino silva bino

Sondazh

Poll