Aktualitet

Po përgatitej për hapjen e sezonit turistik, merr flakë lokali në Borsh, nuk ka të lënduar

26 Prill 2022, 14:59 Nga DOSJA
Po përgatitej për hapjen e sezonit turistik, merr flakë lokali

BORSH– Një lokal një katësh është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në fshatin Borsh të Himarës.

Sipas njoftimit paraprak, katër zjarrëfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku për rreth 1 orë e gjysëm kanë luftuar me flakët.

Nga zjarri nuk raportohen të lënduar por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.04.2022, në fshatin Borsh, ka rënë zjarr në lokalin e shtetasit M. V., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet lokali ne borsh zjarr ne borsh digjet lokali ne borsh zjarr ne borsh

Sondazh

Poll