Bota

Sulmoi katër gratë kongresme me ngjyrë. Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA dënon Presidentin Trump

17 Korrik 2019, 12:13 Nga DOSJA
Sulmoi katër gratë kongresme me ngjyrë. Dhoma e

SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka votuar për të dënuar Presidentin Donald Trump pas një sërë sulmesh kundër 4 grave kongresmene.

Katër gratë Kongresmene Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib e akuzuan Presidentin amerikan duke thënë se ai është racist.

Kësaj akuze Trump ju përgjigj duke kritikuar 4 gratë kongresmene, ku tha: “Se qeveritë e vendeve nga ju vini janë një ktastrofë e plotë, të korruptuara dhe të paafta.” E në fund Trump ju tha: “Shkoni dhe rregulloni vendin tuaj, largohuni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse vendi ynë ka fuqinë më të madhe në botë, dhe di të drejtojë shumë mirë.”

Më vonë trump ka shkruar edhe në rrjetin social ku thotë: “Unë nuk kam një kockë raciste në trupin tim!”

Debati i së martës në Shtëpinë e Bardhë ishte një debat shumë polarizues, me republikanët e ndryshëm që këmbëngulnin se vota ishte një shkelje e etiketimit.

Trump kaloi me 240 vota në 187.

Katër republikanë dhe i vetmi ligjvënës i pavarur i Dhomës, Justin Amash, u bashkua me 235 demokratët e tjerë për të miratuar rezolutën.

Të katër republikanët ishin nga Kongresmeni i Teksasit, Will Hurd, Brian Fitzpatrick, Fred Upton dhe Susan Brooks.

Çfarë u tha në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA -së?

Demokrati John Lewis tha se “në nivelin më të lartë të qeverisjes, nuk ka vend për racizëm”, ndërsa republikani Dan Meuser i quajti akuzat një “shpifje qesharake”.

Menjëherë pas miratimit të rezolutës, Përfaqësuesi Demokrat  i “Al Green of Texas” paraqiti nenet e fajësimit kundër Presidentit Trump. Lideri demokrat ka refuzuar të pranojë fajësinë.

Duke lexuar nga rezoluta e tij, zoti Green tha se Trump “E ka kthyer zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara në diçka mospërfillëse, në tallje dhe turp.

Më pas, Presidenti Trump reagoi duke dhënë një vlerësim për votimin.“Sa e unifikuar ishte Partia Republikane. 4 gratë kongresmene thanë gjëra të tmerrshme për vendin tonë, Izraelin dhe shumë më tepër”.

Marrë dhe përshatur nga BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 4 grate kongresmene me ngjyre dhoma e përfaqësuesve të shteteve të bashkuara denon presidentin amerikan dondald trump 4 grate kongresmene me ngjyre dhoma e përfaqësuesve të shteteve të bashkuara denon presidentin amerikan dondald trump

Sondazh

Poll