Bota

Ekipi vullnetarë ‘WCK’ bëjnë 12 mijë sanduiçe në ditë për civilët në Ukrainë

26 Prill 2022, 09:51 Nga DOSJA
Ekipi vullnetarë ‘WCK’ bëjnë 12 mijë

UKRAINË- Një lëvizje bamirësie e udhëhequr nga kuzhinieri i famshëm amerikan Jose Andres po ndihmon në ushqimin e atyre që kanë më shumë nevojë në Ukrainë.

Sipas Sky News, vullnetarët e World Central Kitchen (WCK) po bëjnë rreth 12,000 sanduiçe të freskëta në ditë për ukrainasit të cilët kanë mungesë ushqimesh për shkak të luftës.

Duke e përshkruar veten si një ekip i “ndihmës së parë të ushqimit”, WCK u përgjigjet fatkeqësive natyrore, krizave të shkaktuara nga njeriu dhe emergjencave humanitare në mbarë botën.

Grupi ka shërbyer 12 milionë vakte falas në tetë vende. Brenda disa ditësh nga pushtimi fillestar rus, ËCK filloi t’u shërbente ushqime familjeve që udhëtonin në distanca të gjata dhe prisnin me orë të tëra në pika të ndryshme kufitare në Poloni dhe më pas në Rumani, Moldavi, Hungari dhe Sllovaki.

Dhe tani punëtorët e saj janë në Lviv, Ukrainë, duke ndihmuar familjet, refugjatët, spitalet dhe punonjësit e mjekësisë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Bombardime në jug, Guterres takohet me Putin, Lavrov: Rrezikojmë Luftë të 3 Botërore

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota video galeri jose andres lufta ukraine-rusi world central kitchen jose andres lufta ukraine-rusi world central kitchen

Sondazh

Poll