Bota

Pallati mbretëror spanjoll, zbulon pasurinë e mbretit Felipe VI prej 2,6 milionë euro

26 Prill 2022, 09:08 Nga DOSJA
Pallati mbretëror spanjoll, zbulon pasurinë e mbretit Felipe VI prej

SPANJË-Pallati mbretëror i Spanjës, dje ka zbuluar për herë të parë pasurinë personale të Mbretit Felipe VI, duke thënë se ajo arrinte në 2.6 milionë euro. Sipas The Guardian, kjo është bërë e ditur në një deklaratë zyrtare nga Shtëpia Mbretërore, sipas së cilës synimi i monarkut është të “përmbushë angazhimin” për të përmirësuar transparencën e institucionit.

Sipas Shtëpisë Mbretërore, trashëgimia e mbretit përbëhet nga rreth 2.2 milionë euro të depozituara në llogari bankare ose të investuara dhe rreth 300,000 euro në “vepra arti, antike dhe bizhuteri”. Trashëgimia vjen nga shpërblimi që ai mori gjatë 25 viteve të fundit, fillimisht si Princi i Asturias dhe që nga viti 2014 si mbret. 

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota mbreti felipe vi spanje mbreti felipe vi spanje

Sondazh

Poll