Bota

U kap nga forcat ruse, familja e ushtarit britanik i kërkon ndihmë kryeministrit Johnson

26 Prill 2022, 09:32 Nga DOSJA
U kap nga forcat ruse, familja e ushtarit britanik i kërkon ndihmë

MBRETËRIA E BASHKUAR- Familja e një britaniku, i cili u kap ndërkohë që luftonte me forcat e armatosura ukrainase kundër Rusisë, i ka kërkuar kryeministrit Boris Johnson që të ndihmojë në lirimin e tij.

Sipas Sky News, Aiden Aslin banues në Newark po luftonte në Mariupol, kur u kap në fillim të këtij muaji. Bashkëpunëtori britanik Shaun Pinner u kap gjithashtu gjatë rrethimit.

Nëna e Aslin, Angela, dhe vëllai i tij, Nathan, thanë se ai i kishte bërë thirrje Johnson për lirinë e tij gjatë një telefonate me ta.

Javën e kaluar, deputeti konservator për Newark Robert Jenrick tha se një shkëmbim i të burgosurve ishte rruga më e mundshme për ta çuar Aslin në siguri, ndërsa Johnson tha se shpresonte që Aslin të mos keqtrajtohet nga rusët.

Vëllai i tij Nathan tha se foli me Alisin në telefon dhe tha se shpresonte se do të kishte një shkëmbim së shpejti.

“Unë do të shpresoja që, në një moment, do të ketë një shkëmbim të të burgosurve. Megjithatë, nuk është në duart e mia. Është midis Ukrainës dhe Rusisë,”-tha ai.

Duke përshkruar bisedën e tij telefonike me vëllain e tij, Nathan shtoi se ai kërkonte vazhdimisht që të komunikonte me kryeministrin Johnson.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Bombardime në jug, Guterres takohet me Putin, Lavrov: Rrezikojmë Luftë të 3 Botërore

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aiden aslin aiden aslin

Sondazh

Poll