Bota

Bezos sulmon Musk pas blerjes së Twitter-it: Kina po fiton ndikim…

26 Prill 2022, 07:59 Nga DOSJA
Bezos sulmon Musk pas blerjes së Twitter-it: Kina po fiton ndikim…

KINA- Blerja e gjigantit të medieve sociale, Twitter, nga miliarderi Elon Musk, ka rikthyer përplasjen e vjetër mes tij dhe miliarderit tjetër, Jeff Bezos. 

Themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos vuri në dyshim mundësinë e ndikimit kinez në Twitter pas blerjes së fundit nga miliarderi dhe CEO i Tesla, Elon Musk.

Sipas The Hill, Bezos iu përgjigj një postimi në Twitter të gazetarit të New York Times, Mike Forsythe, që përshkruante lidhjet midis Musk dhe Kinës.

“Tregu i dytë më i madh i Tesla-s në vitin 2021 ishte Kina (pas SHBA-së), prodhuesit kinezë të baterive janë furnizuesit kryesorë për EV-të e Teslës dhe se pas vitit 2009, kur Kina ndaloi Tëitter-in, qeveria atje nuk kishte pothuajse asnjë levë mbi platformën. Kjo mund të ketë ndryshuar,” – shkuajti gazetari.

Bezos, i cili gjithashtu zotëron The Washington Post, i ktheu përgjigje gazetarit, duke shkruajtur “Pyetje interesante. A fitoi qeveria kineze pak ndikim në hapësirën publike?”

Musk arriti një marrëveshje me Twitter më herët të hënën për të blerë platformën për 44 miliardë dollarë.

Ai ka thënë se e dëshironte ta blinte platformën për të mbrojtur fjalën e lirë dhe jo si një lloj mënyre për të fituar para.

“Fjala e lirë është themeli i një demokracie funksionale dhe Twitter është sheshi dixhital i qytetit ku debatohen çështje jetike për të ardhmen e njerëzimit, -tha Musk në një deklaratë.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota elon musk jeff bezos elon musk jeff bezos

Sondazh

Poll