Aktualitet

Aksident me vdekje në Elbasan, mjeti përplas këmbësorin, largohet nga vendngjarja

26 Prill 2022, 06:49 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në Elbasan, mjeti përplas këmbësorin,

ELBASAN– Një 56-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, ka qenë duke kaluar rrugën në aksin Papër-Cërrik, në fshatin Valas në momentin që është përplasur nga një automjet. Si pasojë e plagëve të marra, 56-vjeçari ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është larguar bashkë me makinën duke e lënë të ndjerin në mes të rrugës. Ai nuk është identifikuar ende dhe policia është vënë në kërkim të tij.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll