Bota

Dënohet me burgim të përjetshëm filantropisti turk, reagon DASH: Thirrje Turqisë ta lirojë

26 Prill 2022, 07:27 Nga DOSJA
Dënohet me burgim të përjetshëm filantropisti turk, reagon

TURQI- Diplomacia amerikane është shprehur se është thellësisht e shqetësuara dhe e zhgënjyera nga vendimi i gjykatës për të dënuar filantropistin Osman Kavalan i cili u akuzua për komplot për të rrëzuar qeverinë e Presidentit Recep Tayip Erdogan.

“Ky vendim është në kundërshtim me respektimin e të drejtave të njeriut, lirive themelore dhe shtetit të së drejtës,”– ka thënë në një deklaratë Departamenti i Shtetit.

Ata i kanë bërë thirrje përsëri thirrje Turqisë që të lirojë Osman Kavalën, në përputhje me vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. 

“Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar nga ngacmimi i vazhdueshëm gjyqësor i shoqërisë civile, mediave, liderëve politikë dhe të biznesit në Turqi, duke përfshirë paraburgimin e zgjatur, pretendimet tepër të gjera për mbështetje për terrorizmin dhe rastet e fyerjeve kriminale. Populli i Turqisë meriton të ushtrojë të drejtat e tij njerëzore dhe liritë themelore pa frikën e ndëshkimit. E drejta për të ushtruar lirinë e shprehjes, tubimin paqësor, dhe asociacioni është sanksionuar në kushtetutën e Turqisë dhe detyrimet e saj të së drejtës ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së,”– thuhet në deklaratë.

Kavala ka qenë në burg në Turqi për katër vite pa u dënuar, pavarësisht se Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut bëri thirrje për lirimin e tij. Ai u lirua vitin e kaluar nga akuzat lidhur me protestat mbarëkombëtare në 2013, por vendimi u rrëzua këtë vit dhe u kombinua me akuzat në një rast tjetër të lidhur me një përpjekje për grusht shteti në 2016.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota osman kavala recep tayip erdogan turqi osman kavala recep tayip erdogan turqi

Sondazh

Poll