Bota

Lufta në Ukrainë! Shefi i OKB-së shkon sot në Moskë, takohet me Putin

26 Prill 2022, 05:58 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë! Shefi i OKB-së shkon sot në Moskë,

RUSI– Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të takohet sot me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. BBC raporton se pritshmëritë nga takimi janë të ulëta pas disa përpjekjeve të dështuara diplomatike deri më tani.

Bisedimet mes Putinit dhe Guterres pritet të përqendrohen në qytetin e rrethuar të Mariupolit, ku, pavarësisht shpalljes së fitores, forcat ruse nuk kanë arritur të marrin fabrikën e çelikut Azovstal.

Forcat ukrainase thanë më herët se Rusia vazhdon të bllokojë njësitë e saj në uzinë.

Ukraina i ka kërkuar Guterres të garantojë një korridor humanitar për të evakuuar civilët që strehohen brenda Azovstal. Shefi i OKB-së pritet gjithashtu të udhëtojë në Kiev të enjten ku do të takohet me Presidentin Volodomyr Zelensky.

SHBA do të nisë gjithashtu bisedimet e mbrojtjes në lidhje me Ukrainën me dhjetëra vende sot, me sekretarin e mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin që do të jetë mikpritës në Gjermani. Këto bisedime vijnë pasi Ministri i Jashtëm i Moskës Sergei Lavrov ka paralajmëruar se rreziku i një Lufte të Tretë Botërore “është serioz” dhe kritikoi qasjen e Kievit për prishjen e bisedimeve të paqes.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antonio guterres lufta ukraine-rusi putin antonio guterres lufta ukraine-rusi putin

Sondazh

Poll