Bota

Tragjedi në Meksikë! Vriten 11 persona gjatë një gare kuajsh

26 Prill 2022, 06:22 Nga DOSJA
Tragjedi në Meksikë! Vriten 11 persona gjatë një gare kuajsh

MEKSIKË- Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur pas të shtënave në një  garë kuajsh rreth 200 milje në jug të Juarez. Sipas mediave të huaja, dëshmitarët raportuan sulmin e armatosur rreth orës 19:45 të së dielës në një fermë në El Sauz.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Chihuahua në një deklaratë të hënën bëri me dije se pesë persona vdiqën në vendngjarje dhe dy të tjerë vdiqën gjatë natës në spital. 10 burra dhe gra të tjerë pësuan plagë me armë zjarri.

Policia sekuestroi nga vendi i ngjarjes pesë automjete, një motoçikletë dhe një rimorkio me një kalë. U gjetën gjithashtu qindra gëzhoja të kalibrit .223 dhe 7.62 mm. Këto lloj municionesh zakonisht shoqërohet me pushkë AR-15 dhe AK-47.

Një zyrtar i shtetit Chihuahua ka thënë për gazetarët se pistës së kuajve i mungonin lejet dhe se operatorët e saj mund t’i nënshtrohen një gjobe prej 5,000 dollarësh.

Kjo është masakra e dytë e raportuar në Chihuahua një shtet që kufizohet me Teksasin dhe Nju Meksikën në 10 ditët e fundit.

Në fund të marsit, persona të armatosur vranë 20 njerëz në një arenë klandestine të luftimeve me gjela në shtetin Michoacan. Në atë kohë autoritetet meksikane thanë se sulmi erdhi nga një grup rival që synonte udhëheqjen e Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco në rajon.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 11 te vdekur ne meksike meksika 11 te vdekur ne meksike meksika

Sondazh

Poll