Bota

Kërcënimet ruse! Finlanda dhe Suedia: Në maj aplikojnë për në NATO

26 Prill 2022, 05:55 Nga DOSJA
Kërcënimet ruse! Finlanda dhe Suedia: Në maj aplikojnë

SUEDI– Finlanda dhe Suedia janë treguar të guximshme përballë kërcënimeve ruse, teksa po përgatiten të njoftojnë se në maj duan t’i bashkohen NATO-s.

BBC raporton se të dyja vendet janë ushtarakisht të paangazhuara, por pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nxitur mbështetjen në rritje për t’iu bashkuar aleancës mbrojtëse perëndimore.

Gazeta finlandeze Iltalehti thotë se beson se liderët e Finlandës dhe Suedisë planifikojnë të takohen në 16 maj dhe më pas të njoftojnë se do të aplikojnë për t’u bashkuar me NATO-n. Rusia ka paralajmëruar për një ngritje bërthamore në Balltik nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota finlandë nato suedi finlandë nato suedi

Sondazh

Poll