Bota

Masakra në Londër! 20-vjeçari vrau 4 anëtarët e familjes, gruaja ishte e prekur nga kanceri

26 Prill 2022, 07:03 Nga DOSJA
Masakra në Londër! 20-vjeçari vrau 4 anëtarët e

MBRETËRI E BASHKUAR– Katër janë anëtarët e familjes në Londër të cilat u masakruan ditën e djeshme nga një 20-vjeçar. Gjyshja Dolet Hill, 64 vjeç, partneri i saj Denton Burke, vajza e saj Tanysha Drummonds dhe mbesa Samantha Drummonds, u vranë me thikë ditën e djeshme në Londrën Juglindore, raporton DailyMail

Dolet po trajtohej për kancer, zbuloi MailOnline. Samantha Drummonds kishte shkuar për të kaluar një javë me të afërmit e saj pasi banesa e saj po rinovohej dhe ridekorohej. Ajo po kalonte kohë me nënën, gjyshen dhe të afërmit e tjerë në Southwark.

Fqinjët të tjerë treguan se si dëgjuan britma rrëqethëse përpara se policia të hynte në shtëpi. Një i ri rreth të 20-tave u arrestua me dyshimin për vrasje dhe u dërgua në një stacion policie ku ndodhet në paraburgim. 

Një banor dëgjoi një grua ‘duke bërtitur për rreth pesë minuta’, duke shtuar: ‘Ishte e tmerrshme. Mendova se dikush po mbante peng dikë apo diçka tjetër, por kur dëgjova policinë, helikopterin, ambulancat, e kuptova se ishte vërtet serioze. Pashë rreth tetë ose nëntë makina policie – të gjitha ishin të armatosura – dolën dhe rrethuan zonën.’

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota londer vrasje ne londer londer vrasje ne londer

Sondazh

Poll