Politike

Grenell i del në krah Berishës: Biden e shpalli non grata atë por jo të dashurës së Putinit

25 Prill 2022, 14:30 Nga DOSJA
Grenell i del në krah Berishës: Biden e shpalli non grata atë por

TIRANË-  Richard Grenell, ish- i dërguari i Amerikës për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës i ka dalë ‘në mbrojte’ ish-kryeministrit Sali Berisha.

Diplomati amerikan në një postim në Twitter akuzoi administratën e Biden se shpalli Berishën non grata por jo të dashurën e Putin.

Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi të dashurën e Putinit. Media amerikane është e falimentuar’, -shkruan ai.

Joe Biden’s Administration has the leader of the Conservative party in Albania under sanctions – but not Putin’s mistress.

The U.S. media is bankrupt.

— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 25, 2022

Rreth një vit më parë Grenell foli për shpalljen non grata të Berishës por pa e përmendur me emër. Ai tha se pas Berishës, vendime të ngjashme u morën në disa vende të Ballkanit, duke e bërë që të dilte në një përfundin: DASH po ndërhynte për të mos lejuar që të riktheheshin në pushtet duke përdorur gjyqësorin dhe mediat. Po ashtu ai shtoi se familja e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka një marrëdhënie të ngushte me George Soros, një nga personat që edhe vetë Berisha ka fajësuar për vendimin ndaj tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike postimi i richard grenell sali berisha non grata postimi i richard grenell sali berisha non grata

Sondazh

Poll