Politike

Zgjedhjet në degë, ankohen kandidatët, PD: Po shqyrtohen me kujdes

25 Prill 2022, 13:36 Nga DOSJA
Zgjedhjet në degë, ankohen kandidatët, PD: Po shqyrtohen me

TIRANË– Partia Demokratike ka marrë disa ankesa nga kandidatët që kanë garuar për kryetar dege në PD. Në njoftimin zyrtar të Partisë Demokratike bëhet me dije se çdo ankesë do të shqyrtohet me kujdes nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike. Komisioni siguron opinionin publik se po shqyrton me seriozitet absolut çdo ankesë e do bëjë transparencë të plotë të të gjithë procesit zgjedhor. 

NJOFTIM PËR MEDIAT:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike. Pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike kanë mbërritur disa ankesa nga kandidatë pjesëmarrës në garë për Kryetar. Komisioni siguron opinionin publik se po shqyrton me seriozitet absolut çdo ankesë e do bëjë transparencë të plotë të të gjithë procesit zgjedhor. Ky është procesi zgjedhor më demokratik e më transparent i zhvilluar ndonjeherë nga një parti politike në Shqipëri. Partia Demokratike do të vazhdojë të bëjë transparencë të plotë të çdo hallke në procesin zgjedhor.

LAJMI KRYESOR: VD-PD në zgjedhje! Demokratët votojnë sot kryetarët e 9 degëve, kush garon (TABELA)

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll