Bota

‘Një muaj pas qëndrimit kundër tij’, Kurti pret në takim ambasadorët e QUINT-it

25 Prill 2022, 13:20 Nga DOSJA
‘Një muaj pas qëndrimit kundër tij’, Kurti pret

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, i ngarkuari me punë në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Jacob Webber, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel, ambasadori i Italisë, Antonello De Riu shkuan në takim te Kurti një muaj pasi me një deklaratë të përbashkët e kishin goditur shefin e ekzekutivit kosovar me një deklaratë të përbashkët.

Në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon. Gjatë takimit, u fol edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për çka Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar që të jetë parimor dhe i balancuar për marrëveshje me njohjen reciproke në qendër.“-thuhet në një njoftim të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Ambasadorët e vendeve të Quint-it para një muaji i kërkonin Kurtit që të lejonte mbajtjen apo organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, gjë e cila u refuzua nga kreu i Qeverisë.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca ishin shprehur shumë të zhgënjyera me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill. Këtë qëndrim shtetet e Quint-it e kishin bërë të ditur përmes një deklarate të përbashkët një muaj më parë.

Sipas Quint-it, kjo sjellje e Qeverisë së Kosovës nuk ishte në linjë me vlerat dhe parimet e tyre, ndërsa u tha se Kosova kështu “do t’i minojë aspiratat e saj europiane”./Express/

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti ambasadoret e quint tomas szunyog albin kurti ambasadoret e quint tomas szunyog

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2022, 12:13

Rritet numri i civilëve të vrarë në Donetsk

UKRAINË- Kryetari i Bashkisë së Donetsk, Pavlo Kyrylenko, ka njoftuar se janë vrarë 5 persona, përfshirë dy fëmijë, dje gjatë bombardimeve ruse. Sipas BBC,...