Bota

“Hashim Thaçi ka tentuar të më vrasë tre herë”, habit gazetarja shqiptare: Ka kryer krime

25 Prill 2022, 11:49 Nga DOSJA
“Hashim Thaçi ka tentuar të më vrasë tre

KOSOVË– Gazetarja shqiptare Diana Rexhepi ka thënë në një intervistë për portalin kroat Glas Istre se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka tentuar ta vrasë tre herë.

Sipas mediave serbe, Rexhepi, e cila jeton dhe punon në Kroaci, ka thënë se nuk ka autoritet në Kosovë dhe se para së gjithash e ka kuptuar se kush ishte Hashim Thaçi.

Ish-presidenti i Kosovës, i cili tani është në Hagë, ka tentuar tre herë të më bëjë atentat, sigurisht që e kam kuptuar se kush ishte Hashim Thaçi, ndaj i kam paralajmëruar në vitin 2017 me një postim: “Nëse zgjidhni. këtë njeri si president (duke iu referuar Hashim Thaçit) dijeni se do ta keni në Kosovë Situata e Luigjit të IV: Shteti, ky jam unë. Dhe doli. Pse janë të tre në Hagë? Thaçi, Veselji, Selimi? Sepse e penguan luftën në Kosovë, jo sepse bënë krim lufte. Dhe në Hagë akuzohen për vrasjen e shqiptarëve, që sigurisht është e vërtetë. Është turp që do të jenë të parët në Hagë që do të gjykohen për vrasjen e bashkatdhetarëve të tyre”, ka thënë Rexhepi.

Ajo tha gjithashtu se shumica e kolegëve të saj në Kroaci e konsiderojnë të djathtë, por se nuk e di pse.

Unë e kam përkrahur pa kushte pavarësinë e Kroacisë dhe Kosovës, po, por nuk ka të bëjë me të djathtën. Jugosllavia u shkatërrua bashkë me të të gjitha strukturat”, tha ndër të tjera Rexhepi.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni akuzat mbi hashim thaçin diana rexhepi akuzat mbi hashim thaçin diana rexhepi

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2022, 12:13

Rritet numri i civilëve të vrarë në Donetsk

UKRAINË- Kryetari i Bashkisë së Donetsk, Pavlo Kyrylenko, ka njoftuar se janë vrarë 5 persona, përfshirë dy fëmijë, dje gjatë bombardimeve ruse. Sipas BBC,...