Bota

U përfshi në afera korruptive me ambasadorin e Kosovës, Golob fiton zgjedhjet në Slloveni

25 Prill 2022, 11:38 Nga DOSJA
U përfshi në afera korruptive me ambasadorin e Kosovës, Golob

SLLOVENI– Partia më e re me në krye politikanin Robert Golob ka mposhtur tre herë kryeministrin e Sllovenisë, konservatorin populist Janez Jansa në zgjedhje e së dielës. Golob pritet të krijojë shumicën me Social-Demokratët dhe të bëhet kryeministër i ri i shtetit.

Sipa The Guardian, Lëvizja për Liri e Golobit (GS), të cilën ai e nisi vetëm në janar, është ndërtuar mbi ‘zemërimin’ me regjimin e Jansës, të cilin opozita e akuzon se është përpjekur të minojë institucionet demokratike dhe liritë e shtypit që kur u kthye në pushtet në vitin 2020.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara të dielën në vendin me rreth dy milionë banorë, GS kishte 34.5% të votave ndërkohë Partina Demokratike Sllovene e Jansës kishte 23.6%.

Objektivi ynë është arritur, një fitore që do të na mundësojë ta kthejmë vendin në liri. Njerëzit duan ndryshime dhe kanë shprehur besimin e tyre tek ne si të vetmit që mund t’i sjellim ato ndryshime,” -u tha Golob mbështetësve të dielën.

Rritja e Golob filloi kur ai mori në dorë një parti të vogël të Gjelbër pa vende parlamentare në janar, duke e riemërtuar atë Lëvizja e Lirisë. Ish-menaxheri 55-vjeçar i kompanisë energjetike ka premtuar se do të rivendosë normalitetin, pasi i ka cilësuar zgjedhjet si një “referendum për demokracinë”.

Analistët prisnin një rritje të pjesëmarrjes dhe që votuesit të ktheheshin kundër stilit të Jansës. Pjesëmarrja ishte rreth 70% në ndryshim me zgjedhjet e 2018 kur pjesmarrja ishte e vogël rreth 52%. Vetëm tri parti tjera, ajo konservatore, Sllovenia e Re, Social-Demokratët dhe e majta, Levica, kanë marrë më shumë se 4 për qind të votave, minimumi që duhet për të hyrë në parlament.

Emri i Robert Golob, u bë i njohur dhe në Kosovë disa ditë më parë pasi u akuzua nga mediat sllovene për një skandal financiar që përfshinte dhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Televizioni slloven, Planet TV tha se Berishaj kishte pranuar në llogarinë e kompanisë së tij “MB Consulting” një shumë prej 600 mijë eurosh nga dega në Beograd e kompanisë “GEN”, e të cilat pretendohet se i ka tërhequr në ‘cash’ dhe më pas ia ka dhënë Robert Golob. Këto pretendime i ka mohuar Berishaj, duke paralajmëruar padi ndaj këtij televizioni.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota janez jansa robert golob zgjedhjet ne slloveni janez jansa robert golob zgjedhjet ne slloveni

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2022, 12:13

Rritet numri i civilëve të vrarë në Donetsk

UKRAINË- Kryetari i Bashkisë së Donetsk, Pavlo Kyrylenko, ka njoftuar se janë vrarë 5 persona, përfshirë dy fëmijë, dje gjatë bombardimeve ruse. Sipas BBC,...