Bota

‘Hitleri i vogël i Ballkanit’, Pertkoviq sulmon Kurtin: Ai ëndërron Shqipërinë e Madhe

25 Prill 2022, 12:16 Nga DOSJA
‘Hitleri i vogël i Ballkanit’, Pertkoviq sulmon Kurtin: Ai

RUSI- Drejtori i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviq, ka thënë sot se i vetmi që ka kërcënuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor ka qenë, “Hitleri i vogël ballkanik” Albin Kurti, i cili ëndërron spastrimin e Kosovës deri në serbin e fundit.

Po i them Hitlerit të vogël se Aleksandar Vuçiçdo të mbetet makthi i tij sepse ai kurrë nuk do t’ia lejojë vetes ta pastrojë Kosovën nga serbët dhe të realizojë idealet e tij për Kosovën etnikisht të pastër”, tha Petkoviq.

Sipas mediave serbe, Petkoviq tha se Kurti shqetësohet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili nuk do të lejojë askënd që të ‘spastrojë’ etnikisht popullin serb.

“Në ëndrrat dhe planet e tilla të Hitlerit, ai shqetësohet nga presidenti Aleksandër Vuçiç që lufton si luan për interesat e popullit serb në Kosovë, i cili nuk do të lejojë askënd që të pastrojë etnikisht popullin tonë nga krahina jugore”,- tha Petkoviq.

Ai theksoi se kjo ishte arsyeja e sulmeve të përditshme të Kurtit ndaj presidentit Vuçiç, i cili dëshmoi përkushtimin e tij për paqen dhe stabilitetin rajonal, për ndërtimin e besimit dhe bashkëjetesës paqësore.

Ndërsa Beogradi ndihmoi serbët dhe shqiptarët, Prishtina rinovoi shtëpinë përkujtimore të bashkëpunëtorit nazist Xhafer Deva, ndërsa Hitleri i vogël dëshiron të bëjë një “Shqipëri të Madhe”, Beogradi qëndron për “Ballkanin e Hapur” dhe duke refuzuar të formojë KPK-në si garantues të paqes dhe stabilitetit,”– theksoi Petkoviq.

Kryeministri i  Kosovës Albin Kurti, dje e quajti presidentin e Serbisë “Putin i vogël” dhe pohoi se me Vuçiçin dhe mikun e tij nga Republika Srpska, Milorad Dodik, “paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor janë më shumë se sa të rrezikuar”.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic petar petkoviq albin kurti aleksander vucic petar petkoviq

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2022, 12:13

Rritet numri i civilëve të vrarë në Donetsk

UKRAINË- Kryetari i Bashkisë së Donetsk, Pavlo Kyrylenko, ka njoftuar se janë vrarë 5 persona, përfshirë dy fëmijë, dje gjatë bombardimeve ruse. Sipas BBC,...