Bota

Fundoset varka turistike në Japoni! Gjenden të vdekur 11 persona, mes tyre një fëmijë

25 Prill 2022, 11:44 Nga DOSJA
Fundoset varka turistike në Japoni! Gjenden të vdekur 11 persona, mes

JAPONI- Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 10 viktimat e mbetura që kur një varkë turistike me 24 persona u mbyt në Japoninë verilindore.

Sipas The Guardia, ata kanë gjetur trupin e 11 viktimave kur njëri prej tyre është një fëmijë. Sipas Thë guardian, roja bregdetare tha këtë të hënë se fëmija u gjet të dielën vonë dhe sot është konfirmuar se ka vdekur. Ndërkohë janë gjetur edhe trupat e 10 viktimave të tjerë prej tyre shtatë ishin burra dhe tre gra.

Një varkë turistike “Kazu1” u zhduk të shtunën pasi lundroi në detin e trazuar në ujërat e akullta në Gadishullin Shiretoko. Zona, e vendosur jashtë ishullit japonez të Hokkaido, njihet si një vend i rrezikshëm për manovrat e varkave për shkak të baticave të forta dhe vijës bregdetare shkëmbore.

Anija kishte dërguar sinjale se anijes po fundosej porsipas autoriteteve telefonata kishte mbetur e paarritshme në momentin që ata u sinjalizuan nga “Kazi 1”.

Roja bregdetare dhe policia japoneze po vazhdojnë operacionet e kërkimit me helikopterë dhe anije, por shpresat për të mbijetuarit e mundshëm po shuhen për shkak të temperaturave të ulëta.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota fundoset nje anije ne japoni japoni fundoset nje anije ne japoni japoni

Sondazh

Poll