Aktualitet

VIDEO/Historia e biznesmenit shqiptar që ndërton çatitë e shtëpiave në Vercelli

25 Prill 2022, 13:11 Nga DOSJA
VIDEO/Historia e biznesmenit shqiptar që ndërton çatitë e

ITALI- Televizioni italian RAI News i ka kushtuar një kronikë veprës së emigrantit shqiptar Ermir Heqimi i cili me kompaninë e tij po ndihmon rindërtimin e çative të disa ndërtesave në komunitetin ku jeton.

Shkrimi i plotë:

Në 1991 ndodhi eksodi i madh i shqiptarëve në Itali ku Ermir Heqimi ishte vetëm 18 vjeç. Duke u larguar nga shtëpia pa asnjë valixhe, ai zbarkoi në Brindisi. Më pas në komunitet në Varallo Sesia dhe më pas Vercelli.

Fillimisht puna në një fabrikë tekstili pastaj puna e vështirë në ndërtim: kafe në 6 të mëngjesit dhe më pas në kantier. Por ëndrra e tij që në fillim ishte që të ndërtonte diçka të tijën.

Tridhjetë vjet më vonë Ermiri është një sipërmarrës i njohur, edhe pse vazhdon ta konsiderojë veten një zejtar. Kompania e tij e specializuar në ndërtimin e çativer prej druri ku ka një xhiro prej 6 milionë eurosh dhe punëson 40 persona. Kënaqësi e madhe por edhe përgjegjësi, sidomos për dikë që e ka nisur nga e para. Përgjegjësi ndaj punonjësve dhe përgjegjësi ndaj komunitetit. Një nga ndërhyrjet përfundimtare në një ndërtesë historike së bashku me Fondacionin Cassa di Risparmio di Vercelli për një qendër ditore për pacientët me Alzheimer.

Sot Ermiri ka dy vajza 11 dhe 21 vjeç. Që prej atij viti të largët 1991, 200 të afërm të tjerë të familjes së tij të gjerë i janë bashkuar dhe sot jetojnë në Piemonte.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ermir heqimi sipermarresi shqiptar ne itali ermir heqimi sipermarresi shqiptar ne itali

Sondazh

Poll