Aktualitet

“E kapa mos ishte e gjallë”/ E gjeti Merushen pa jetë, Fationi: E dija që babai po varej

25 Prill 2022, 12:55 Nga DOSJA
“E kapa mos ishte e gjallë”/ E gjeti Merushen pa jetë,

Fation Hoxha ka rrëfyer edhe njëherë detajet e krimit të rëndë të ndodhur disa ditë më parë, ku i ati, Xhevahir Hoxha i masakroi me sfurkë bashkëjetuesin e tij, Merushe Hoxhën, e më pas vrau veten. Ai tregoi për emisionin me “Zemër të Hapur” se kur u kthye në shtëpi e gjeti 30-vjeçaren pa shenja jete.

I riu zbuloi se Merushja ka tentuar të mbrohet kur është sulmuar nga babai i tij, por nuk ia ka dalë.

Fationi Hoxha rrëfeu se Xhevahiri e ka goditur 30-vjeçaren në dhomën e gjumit me më pas e ka tërhequr dhe e ka lënë në korridor.

Ai tha se kur pa të atin të largohej pas krimit të rëndë, e dinte që do varej, por nuk shkoi pas tij pasi për të rëndësi kishte që Merushja të ishte gjallë.

“Vij nga puna, e gjej të shtrirë. Vajta e kapa menjëherë, se mos ishte gjallë. E kapa, e tunda, e lëviza por jo. Dyert ishin të shqyera, gjaku, kishte shumë gjak. E ka goditur në dhomë, e ka tërhequr, e ka lënë këtu.

Mbrapa derës së dhomës së gjumit gjeta shumë gjak. Ka rezistuar, e ka mbajtur derën. Ka qenë dera e mbyllur me çelës. E ka goditur që kur ka hapur derën. Ajo qëndronte kyçur brenda. E ka shqyer me forcë, me shkelma. Dera e madhe ishte hapur në të dyja kanatet, ka pasur siguresë lart, e kishte shqyer. Kur unë po vija me traktor, babai po ikte me vrap tek ullinjtë për tu varur, rreth 400 metra larg është. E dija që do varej. Thashë “O zot ta gjej gjallë, ta shpëtoj”,”– rrëfeu Fation Hoxha./Marre nga Balkanweb

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fation hoxha merushe hazizi fation hoxha merushe hazizi

Sondazh

Poll