Aktualitet

VD-Vali Bizhga për Presidente?Rama e mohon: Thashetheme, asnjë dëshirë e saj dhe asnjë plan

25 Prill 2022, 09:54 Nga DOSJA
VD-Vali Bizhga për Presidente?Rama e mohon: Thashetheme, asnjë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë lajmet se Vali Bizhga, shefja e kabinitetit të tij mund të jetë kandidate për Presidente e Shqipërisë. Në një konferencë për gazetarët teksa fliste për javët kulturore ndërkombëtare, Rama u pyet në lidhje me kandidaturën e Bizhgës dhe tha se e gjitha është një thashethem. Sipas Kreut të qeverisë, nuk ka asnjë plan apo dëshirë që Bizhga të ndërmarrë rrugën drejt një kandidature për Presidente vendi. 


Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Ju i dhatë Opozitës një javë kohë për të nisur procedurat parlamentare për Presidentin, ju si PS deri kur do ta prisni atë pjesë të PD-së që keni deklaruar se do të negocioni? Keni deklaruar se nuk do të ketë kandidatë nga tuajët, e keni fjalën për deputetët apo dhe për kabinetin tuaj. E them këtë sepse ka dalë emri i shefes së kabinetit tuaj, Vali Bizhga

Edi Rama: Nëse do të bënim një javë culture për theshetheme, Shqipërisë do të mbante vendin e parë. Do të doja të mos e shfokusonim vëmendjen nga kjo gjë nismë, na duhet mbështetja juaj, shumë njerëz duhet të informohen në lidhje me këtë nismë, të zgjedhin dhe të marrin pjesë në të gjithë këtë seri javësh që fillojnë sot dhe mbarojnë në fund të vitit, me një ndërprerje, në mes, që është pushimi veror. Ky procesi i Presidentit stimulon vorbullën e thashethemeve. Shumë emra përzihen, madje pa dëshirën e personave fare, siç është rasti në fjalë. Përgjigjia ime është negative.

LAJM KRYESOR: Javët kulturore ndërkombëtare, Rama: Nisim me Francën, konkurrencë e zjarrtë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama vali bizhga zgjedhja e presidentit te ri edi rama vali bizhga zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll