Ndryshon trendi, hajdutët vjedhin trurin elektrik të ashensorëve, i shesin për 700-900 euro
25 Prill 2022, 11:20Nga DOSJA
TIRANË– Policia i thotë gazetës Si se trendi më i ri i vjedhjeve lidhet me heqjen e një pajisjeje në ashensorë që i bën ata të padisponueshëm. Sipas denoncimeve të mbledhura nga administratorë të shumtë në të gjitha komisariatet në kryeqytet, hajdutët po heqin pajisjen që quhet truri elektrik i një ashensori.
Njëri nga administratorët me inicialet E. A, i cili ka denoncuar pranë policisë shprehet se e vërejti problemin mbasi ju komunikua se njëri nga ashensorët nuk merrte fare komandë.
“Më thanë që nuk hapen dyert, shkova në katin zero dhe e provova çipin, nuk u hap. Shkova në katin -2 dhe veprova njëlloj. Pastaj i mora katet me radhë deri në katin e tetë dhe kur shkova aty pashë një tel të këputur dhe derën e hapur të ashensorit. Ishte i ndezur dhe gjëja e parë që pashë ishte teli i këputur. Nuk preka asgjë me dorë dhe menjëherë njoftova inxhinierin e firmës”. Mbasi kanë kryer një hetim të rastësishëm duke provuar të komandonin ashensorin, shtetasit janë bindur se me këtë rast duhet të merrej policia. Megjithëse ishin të qartë se çfarë ishte vjedhur prej andej.
“Me sa pamë dhe vërejtëm e kuptuam që kanë marrë trurin elektrik të ashensorit. Para ca kohësh na kanë vjedhur edhe dy tru të tjerë elektrikë të ashensorëve, që u përkasin shkallëve të tjera”, këmbëngul në polici administrator. Të njëjtën gjë përmend edhe një administrator pallati në rrugën “Frosina Plaku”.
“Nuk po e kuptojmë se si e realizojnë dhe si kryhet kjo gjë, por hajdutët nxorën jashtë loje ashensorin me një veprim të vetëm”. Policia përmend se truri i ashensorit është njëra nga pajisjet kryesore të një ashensori dhe se kjo gjë nuk kryhet nga hajdutë të zakonshëm, por nga ekspertë të fushës.
“Ne nuk kemi dijeni se kush mund ta ketë shkulur pajisjen inverter të ashensorit, por mesa dimë dhe na ka treguar punëtori kur e instaloi një pajisje e tij kushton nga 700 deri në 900 euro”, dëshmon në polici një tjetër administrator pallatesh. Policia i tha gazetës Si se po këqyr disa kamera sigurie, por deri më tani pas asnjë rezultat pozitiv për hetimet. Hajdutët sipas burimeve policore të gazetës Si janë njohës të mirë të elektronikës dhe të ashensorëve, por mbi të gjitha tregohen të kujdesshëm nga kamerat e sigurisë.
Krimi në familje në fshatin Vidhisht në Roskovec tronditi opinionin publik, ku vjehrri vrau nusen e djalit dhe më pas u vetëvra.Vjehrra e Merushes ka dhënë në i...
TIRANË– Ndonjëherë postblloqet e kontrollet kudoshme të policisë, në mos na shqetësojnë me praninë e tyre, na shtyjnë në kuriozitet se mos ka ndodhur...
TIRANË- Gjatë javës së kaluar Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar me kontrollet teksa ka zbuluar 12 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Pol...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë lajmet se Vali Bizhga, shefja e kabinitetit të tij mund të jetë kandidate për Presidente e Shqipërisë....
TIRANË– Qerim Krasniqi ka deklaruar se i ka marrë Mariana Cakulit shumën prej 85 mijë-87 mijë euro, duke hedhur poshtë pretendimin e biznesmenes se a...
TIRANË– Vjehrra e Merushe Hazizit ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24. Xhevahir Hoxha vrau nusen e djalit të ...