Aktualitet

Rama pi ujë çezme, qytetarët: Ka ndotje të lartë, vjen erë e keqe

25 Prill 2022, 12:46 Nga DOSJA
Rama pi ujë çezme, qytetarët: Ka ndotje të lartë,

TIRANË– Qytetarët rrëzojnë propagandën e kryeministrit Edi Rama se pi ujë çezme. Qytetarët e Tiranës shprehen se uji në rubinetet e tyre është me ndotje të lartë dhe mban erë të keqe. Por jo vetëm qytetarët, edhe vetë kryeministri Edi Rama në çdo dalje, reklamon ujin me shishe duke zhbërë edhe propagandën e tij, për të justifikuar miliona lekë dëm që do të garantonin funizimin e Tiranës me ujë të pijshëm.

Qytetarët shprehen se shkak për moskonsumimin e ujit që iu shkon në rubinet është ndotja. Ata pohojnë se uji I çezmës ka ndotje të lartë si dhe vjen erë të keqe.

Por ndërkohë që bën propagandë për të pirë ujin e çezmës, duket se edhe vetë kryeministri nuk e pi atë, veçse në rastet e regjistrimit të videove propagandistike.

Po t’i hedhim një sy daljeve për mediat të kryeministrit, ai gjithmonë pi ujë me shishe të markave më të mira.

E në këtë formë kujdeset edhe për ministrat e tij, që të mos pinë ujin e çezmës, por të shisheve që u kushtojnë taksave të shqiptarëve tendera miliona lekë./Marre nga Syritv

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama uji i cezmes edi rama uji i cezmes

Sondazh

Poll