Aktualitet

I grabiti mijëra euro! RRËFIMI i pronares së hotelit: E dinte se kisha kasafortë, i mori…

25 Prill 2022, 12:04 Nga DOSJA
I grabiti mijëra euro! RRËFIMI i pronares së hotelit: E dinte se

TIRANË– Marjana Çakuli është pronarja e një ‘guest house’ për të huajt në Tiranë. Gruaja denoncoi muaj më parë në ‘JOQ’ vjedhjen që iu bë nga 30-vjeçari nga Kosova, Qerim Krasniqi. Më 19 shkurt, ajo rrëfeu historinë e njohjes me të riun që sot u la në burg, pasi i ka grabitur mijëra euro. 

Çakuli tregoi se priti në hotelin e saj, të riun me partneren e tij, shtatëzënë. Në momentin kur ai u infektua me Delta, gruaja e akomodoi në banesën e saj. 30-vjeçari, duke qënë i vetëdijshëm se ajo kishte brenda 50 mijë euro, ia mori. Cakuli tregoi kalvarin që ka hasur me të riun, deri në momentin e zhdukjes së tij.

‘Nga gushti më ka ardhur një klient, Qerim Krasniqi, ai ka marrë mbi 100 mijë euro. Kam një hyrje në Myslym Shyr me të huaj, e kam si guest house. Nga gushti me erdhi Krasniqi nga Kosova bashkë me të shoqen, emri i saj është Elmira, ishte shtatzënë. I akomodova, më pagoi 6 ditët e para, më tha do të rrij se po vazhdoj një kurs si kuzhiner. U miqësuam jashtë mase, kemi dalë për dreka darka. Para ca kohësh kam shtitur një shtëpi, aty afër. Personi një pjesë mi ka dhënë dorazi, një pjesë i lashë në shtëpi në një kasafortë. Këtë ua thashë edhe atyre. Në momentin që u sëmur me Deltën e cova për ta izoluar në shtëpi. Duke qënë se ishim afruar shumë, iu besova pavarësisht se aty kisha kasafortë me lekët që mora nga shtëpia. E besova dhe e cova. E konstatova pasi kishte vajtur, pas 1 jave. Më tha i kam marrë, mos e bëj ashtu se do ti marr, e do të sjell dhe më tepër. Aty ishin 50 mijë euro, më kërkonte lekë, për të zhbllokuar të tjerat. Nuk e di si jam ndodhur, në atë periudhë s’me punonte dhe as truri. Kontaktoja me atë tërë kohën, ai iku. Ka marrë mbi 100 mijë euro nga unë. Rreth 50 mijë euro mi mori, të tjerat mi jep se dua t’i zhbllokoj, vetëm mashtrime. E dija djalë të mirë, familjar, njohu gocën time, dreka darka, nuk e mendova se do mi merrte dhe s’do mi kthente. Njerëzit nuk duhet të mashtrohen, të ruhen nga ky njeri. Nëse më kthehen lekët, kush më ndihmon për ta identifikuar do e ndihmoj, se ai në Tiranë është. Ai mund ta bëjë këtë gjë dhe në ndonjë vend tjetër. Sa të jem me sytë hapur, s’do të tërhiqem. Ai nëse e dëgjon, të vijë të më takojë, të më marrë në telefon.‘- ka deklaruar ajo.

LAJMI KRYESOR: Mashtroi në Tiranë! Krasniqi nga Kosova lihet në burg, s’kthente borxhet: I investova

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet marjana cakuli qerim krasniqi marjana cakuli qerim krasniqi

Sondazh

Poll