Aktualitet

EMRI-I vë armën në kokë, i riu grabit 39-vjeçarin, merr 230 mijë lekë të vjetra, arrestohet

25 Prill 2022, 10:56 Nga DOSJA
EMRI-I vë armën në kokë, i riu grabit 39-vjeçarin,

SHKODËR– Gjovalin Doda, 26 vjeç, banues në fshatin Mnelë e Madhe, Vau Dejës është vënë në pranga pasi ka grabitur një person. Doda është maskuar dhe nënë kërcënimin e një arme zjarri i ka zënë rrugën 39-vjeçarit që po udhëtonte me makinën e llojit “Ford”. Duke e kërcënuar dhe duke i vënë armën në kokë, Doda ka arritur që t’i marrë shumën prej 230 mijë lekësh të vjetra 39-vjeçarit. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimet zbardhën ngjarjen dhe i riu u arrestua. Në shtëpinë e tij u gjet dhe u sekuestrua pushka, krëhëra pushke, 220 fishekë luftarakë dhe 1 maskë me ngjyrë të zezë, që është përdorur nga ky shtetas për të kryer vjedhjen nën kërcënimin e armës.

Njoftimi nga Vau i Dejës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pecaj”. I vodhi, nën kërcënimin e armës, një shumë lekësh një shtetasi, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve të shtuara për identifikimin dhe ndëshkimin e personave që lëvizin me armë zjarri, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pecaj”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. D. 26 vjeç, banues në fshatin Mnelë e Madhe,Vau Dejës. Ky shtetas në lagjen “Pecaj”, fshati Mnelë e Madhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit dhe i maskuar, i ka marrë shumën prej 230 mijë lekë (të vjetër) shtetasit J. C. 39 vjeç, me banim në Rrilë, Lezhë, i cili po drejtonte automjetin tip “Ford”, dhe më pas shtetasi Gj. D. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gj. D., u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krëhëra pushke, 220 fishekë luftarak dhe 1 maskë me ngjyrë të zezë, e cila dyshohet se është përdorur nga ky shtetas për të kryer vjedhjen nën kërcënimin e armës. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll