Aktualitet

Rama: Bizhga jo Presidente, lufta shtyu Teatrin, shqiptarët të mos na turpërojnë

25 Prill 2022, 09:43 Nga DOSJA
Rama: Bizhga jo Presidente, lufta shtyu Teatrin, shqiptarët të mos na

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë lajmet se Vali Bizhga, shefja e kabinitetit të tij mund të jetë kandidate për Presidente e Shqipërisë. Në një konferencë për gazetarët teksa fliste për javët kulturore ndërkombëtare, Rama u pyet në lidhje me kandidaturën e Bizhgës dhe tha se e gjitha është një thashethem. Sipas Kreut të qeverisë, nuk ka asnjë plan apo dëshirë që Bizhga të ndërmarrë rrugën drejt një kandidature për Presidente vendi. Ai shtoi se nëse do të kishte një javë culture për thashethemet, Shqipëria me siguri do të kryesonte, nisur nga fjalët që përhapen në vendin tonë, por theksoi se është edhe vetë procesi, ai i i zgjedhjes së presidentit që të shtyn në këtë vorbull. Ndërtimin e Teatrit të ri, Rama tha se e ka shtyrë lufta që po zhvillohet në Ukrainë. I pyetur për këtë projetk, ndërkohë që kanë kaluar tre vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, kreu i qeverisë tha se lufta ka sjellë rritjen e çmimeve të materialeve të dnërtimit, duke bërë që projekti të shtyhet. Afate nuk vuri, por tha se do të gjendje zgjidhja.

Teksa fliste për situatën e bregdetit në vend, Rama tha se shqiptarët duhet të bashkëpunojnë me qeverinë. Ai foli për mënyrën e hedhjes së mbeturinave, duke shtuar se shqiptarët s’mund ta turpërojnë vendin në sy të botës, referuar turistëve, duke hedhur qeset nga dritaret e shtëpisë, makinës apo dhomave ku bëjnë pushimet. Kryeministri Edi Rama nuk mendon se qytetarët rusë duhen penguar që të vijnë në Shqipëri. Rama u pyet për kufizime në lidhje me rusët, por tha se nuk e mendonte një gjë të tillë. Promovimin e kulturae të huaja në vendin tonë, Rama e konsideron një vlerë të shtuar ndaj shoqërisë shqiptare për të cilën ia vlen të inestohet. Ai tha se konkurrenca mes vendeve ka filluar të vihet re, por që pritet të jetë më e zjarrtë në javët në vijim. Procesi nisi sot dhe fillimisht do të ketë në fokus kulturën franceze. Pritet që javët kulturore ndërkombëtare të zgjasin deri në fund të vitit 2022. Gjatë sezonit veror, do të ketë një pauzë mes projekteve.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Dua të theksoj se disa prej endeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh në javën ndërkombëtare kulturore si Italia, Gjermania e Franca. Kjo i bën shumë më të aksesueshme për publikun e gjerë. Ka edhe aktivitete që janë më popullore, si aktivitete në rrugë, është një program që ne synojmë të jetë një program ku të gjitha moshat e kategoritë të gjejnë arsye për të frekuentuar javët e kulturës. Synojmë të ketë hapësirë për të rinjtë, nxënësit, studentët dhe pensionistët. Javët e fiksuara këtë vit të këtyre vendeve duhet të jenë një javë fikse të çdo viti, por ky është qëllimi. Kjo do të rrisë intensitetin e aktiviteteve kulturore me natyrë socializuese në vendin tonë, jo vetëm në Tiranë, por edhe në vende të tjera. Qëllimi është që ta shtrojmë këtë përzierja kulturash në të gjithë hartën e Shqipërisë. Palët e angazhuara në vende të tjera kanë nevojë të shohin programin pastaj vetvetiu disa grimca konkurence do të kthehen në konkurencë të zjarrtë deri më tani. Do të nisim me Francën.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Pse duhet financuar projekti për kulturat e huaja?’, Rama s’përmbahet: Pyetje groteske!

Shqipëria hap dyert për rusët, Rama: S’mendoj se duhen kufizuar

Sezoni turistik, Rama: Shqiptarët të mos na turpërojnë në sytë e botës! Do jemi kampionë

‘S’ka para për ndërtimin e Teatrit?’, Rama: Ka rritje çmimesh në ndërtim, do e zgjidhim

Vali Bizhga për Presidente? Rama e mohon: Thashetheme, asnjë dëshirë e saj dhe asnjë plan

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama javet kulturore nderkombetare vali bizhga edi rama javet kulturore nderkombetare vali bizhga

Sondazh

Poll