Aktualitet

Dhunë në familje dhe vjedhje pasqyrash mjetesh! 7 në pranga në Tiranë

25 Prill 2022, 10:33 Nga DOSJA
Dhunë në familje dhe vjedhje pasqyrash mjetesh! 7 në pranga

TIRANË– Shtatë persona janë vënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale. I arrestuar është një 53-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij. Po ashtu është ndaluar edhe një 56-vjeçar pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 7 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. H., 53 vjeç, banues në Bathore, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur;- H. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, duke drejtuar mjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. F., 63 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital;- F. C., 19 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;- K. H., 23 vjeç, dhe G. Q., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit N. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Milo Duçi”, dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e tre automjeteve të parkuara.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll