Rriten tensionet, forcat izraelite qëllojnë me predha në jug të Libanit
LIBANI- Ditët e fundit janë rritur tensionet mes izrealitëve dhe libanezëve. Sipas mediave të huaja thuhet se forcat izraelite kanë qëlluar me predha në Libanin...
ITALI– Një turist është akuzuar për shkelje të rregullave strikte të zonës së ndalim-fluturimit pasi përplasi një dron në çatinë e një monumenti të shquar në Romën qendrore në fatkeqësinë e fundit turistike të lidhur me dronët në Itali.
Sipas Guardian, burri argjentinas, 39 vjeç, kishte fluturuar me dronin e tij në Piazza Venezia kur humbi kontrollin e pajisjes dhe e dërgoi atë duke u përplasur në çatinë e Palazzo Venezia, një ndërtesë e shekullit të 15-të nga ku diktatori fashist Benito Mussolini bëri disa nga fjalimet e tij më të famshme.
Droni u gjet nga stafi i sigurisë së ndërtesës përpara se të sekuestrohej nga policia, e cila e raportoi turistin për mosrespektim të zonës së ndalim-fluturimit të dronëve mbi qytet.
Personat që duan të filmojnë apo fotografojnë kryeqytetin italian nga lart me dron duhet të marrin leje dhe të regjistrohen në Enac, organi kombëtar i aviacionit civil. Pilotimi i një droni në qendër të Romës dhe në Vatikan është krejtësisht i ndaluar për shkak të të gjitha monumenteve të çmuara. Megjithatë, turistët duket se janë të pavëmendshëm ndaj rregullave. Javën e kaluar, dy turistë meksikanë përplasën dronin e tyre në Kullën e Anuar të Pizës. Vëlla e motër u përballën me aksionin e policisë për thyerjen e rregullave të ndalimit të fluturimeve rreth pikës së famshme të qytetit toskan.
Në vitin 2020, një turist 40-vjeçar nga Polonia rrëzoi dronin e tij brenda Koloseut, pavarësisht se ishte paralajmëruar se pilotimi i pajisjes brenda amfiteatrit antik ishte i ndaluar. Në korrik të vitit të kaluar, një burrë 61-vjeçar u akuzua për një “sulm kundër sigurisë së transportit” pasi fluturoi dronin e tij mbi Romë në një lartësi prej 2000 metrash. Burri, i cili ishte anëtar i një faqeje në Facebook për fanatikët e dronëve, u raportua pasi pajisja e tij u pa nga një pilot profesionist.
Fatmirësisht nuk ka raportime për dëmtime në monumente për shkak të përplasjes së dronëve. As gjobat e vendosura nuk janë raportuar, por gjobat për shkeljen e rregullave të dronëve variojnë nga 516 deri në 64 mijë euro. Italia feston të hënën Ditën e Çlirimit, duke shënuar 77-vjetorin që nga çlirimi i vendit nga pushtimi gjerman dhe sundimi fashist.
(d.a/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
LIBANI- Ditët e fundit janë rritur tensionet mes izrealitëve dhe libanezëve. Sipas mediave të huaja thuhet se forcat izraelite kanë qëlluar me predha në Libanin...
UKRAINË-Forcat e armatosura të Ukrainës, kanë publikuar në Twitter përditësimin më të fundit, ku thuhet se 21,900 trupa ruse janë vrarë në luftën Ukrainë-...
SHBA– Osama bin Laden komplotoi të sulmonte sërish SHBA-në pas 11 shtatorit. DailyMail raporton se dokumentet e konfiskuara nga Navy SEAL pas ekzekutimit ...
Po shkojmë drejt kufirit. Është terr, rruga është bosh, ndërsa një thirrje telefonike prish tingujt e këngës “Despacito” në radio. Një nënë nga Ukraina me ...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka falenderuar SHBA-në për mbështetjen. Sipas BBC, ai ka falenderuar SHBA-në gjatë takimit me Sekretarin e...
RUSI– Rusia i kërkon SHBA-së të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë. Sipas Sky News, Moska e ka paralajmëruar Uashingtonin që të mos dërgojë më shumë arm...
UKRAINË-Pamjet e reja satelitore kanë kapur shkallën e dëmtimit të fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit. Fabrika ...
UKRAINË- Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm Lordi Richard Dannatt, ka folur për sulmet e pesë stacioneve hekurudhore ukrainase. Sipas Sky News, Ai tha se ...
MAQEDONI E VERIUT– Një tjetër tërmet ka goditur rajonin e Ballkanit. Mësohet se këtë herë goditja me magnitudë 2.8 gradë të shkallës rihte dhe intensitet ...
MBRETËRI E BASHKUAR– Një burrë është arrestuar në Bermondey pasi dyshohet se është autori i vrasjes së katër personave. Skynews raporton se tre gra d...