Bota

Ambasadori rus: Rusia i kërkon SHBA-së të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë

25 Prill 2022, 09:17 Nga DOSJA
Ambasadori rus: Rusia i kërkon SHBA-së të ndalojë

RUSI– Rusia i kërkon SHBA-së të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë. Sipas Sky News, Moska e ka paralajmëruar Uashingtonin që të mos dërgojë më shumë armatime për rivalin e saj pas deklaratës së sekretarit të shtetit Antony Blinken që SHBA do të sigurojë 322 milion dollarë shtesë në ndihmë ushtarake Ukrainës.

“Ne theksuam papranueshmërinë e kësaj situate kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës derdhin armë në Ukrainë dhe kërkuam t’i jepet fund kësaj praktike,” tha Anatoly Antonov, ambasadori i Rusisë në SHBA.

Ai shtoi se një shkrim zyrtarë diplomatik i është dërguar Uashingtonit tashmë. Financimi i ri i SHBA-së arrin shumwn e 3.7 miliardë dollarë në total që nga fillimi i luftës. 

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Blinken takohet me Zelenskyy-n në Kiev, zjarr i madh në depon e naftës në Bryansk

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anatoly antonov lufta ukraine-rusi anatoly antonov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll