Bota

Rriten tensionet, forcat izraelite qëllojnë me predha në jug të Libanit

25 Prill 2022, 10:32 Nga DOSJA
Rriten tensionet, forcat izraelite qëllojnë me predha në jug

LIBANI- Ditët e fundit janë rritur tensionet mes izrealitëve dhe libanezëve. Sipas mediave të huaja thuhet se forcat izraelite kanë qëlluar me predha në Libanin jugor.

Thuhet se janë hedhur më shumë se 20 predha në disa qytete të ndryshme si në Liban si në Qalila, Majdal Zoun, Zebqin dhe në disa vende të tjera. Akoma nuk janë raportuar të vdekur.

“Artileria e IDF-së tani po sulmon objektivat në Liban dhe po gjuan në zonën e lëshimit në shenjë hakmarrjeje për raketën e lëshuar në territorin izraelit,”-tha IDF në një deklaratë. 

Raketa që u hodh në Izrael nga Libani ra në një zonë të hapur pranë Kibbutz Matzuva, afër kufirit, pa shkaktuar dëme apo lëndime.

Predha e gjuajtur nga Libani ra në një zonë të hapur ka thënë ushtria izraelite. Incidenti pasoi përleshjet gjatë dy javëve të fundit midis palestinezëve dhe policisë izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem që kanë ngjallur zemërimin arab dhe shqetësimin ndërkombëtar.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota izrael izraeli godet libnin izrael izraeli godet libnin

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2022, 09:36

Gratë në ndihmë të grave nga Ukraina

Po shkojmë drejt kufirit. Është terr, rruga është bosh, ndërsa një thirrje telefonike prish tingujt e këngës “Despacito” në radio. Një nënë nga Ukraina me ...

Bota 25 Prill 2022, 09:05

Zelenskyy falenderon SHBA-në për mbështetjen

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka falenderuar SHBA-në për mbështetjen. Sipas BBC, ai ka falenderuar SHBA-në gjatë takimit me Sekretarin e...