Bota

Zelenskyy falenderon SHBA-në për mbështetjen

25 Prill 2022, 09:05 Nga DOSJA
Zelenskyy falenderon SHBA-në për mbështetjen

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka falenderuar SHBA-në për mbështetjen. Sipas BBC, ai ka falenderuar SHBA-në gjatë takimit me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, të cilët mbërritën për një vizitë të dielën.

“Ne vlerësojmë ndihmën e paprecedentë të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën. Unë do të doja të falënderoja Presidentin Biden personalisht dhe në emër të të gjithë popullit ukrainas për udhëheqjen e tij në mbështetjen e Ukrainës, për pozicionin e tij të qartë personal. Falënderoj të gjithë popullin amerikan, si dhe Kongresit për mbështetjen e tyre dydhomësh dhe dypartiake. Ne e shohim atë. Ne e ndjejmë atë,“-tha Zelenskyy.

Sipas njoftimit në faqen presidenciale të Ukrainës u tha se palët diskutuan gjithashtu ndihmën e mëtejshme të mbrojtjes, forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë, mbështetjen financiare për Ukrainën dhe garancitë e sigurisë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua politikës së sanksioneve, për të cilën u ra dakord se duhet të forcohet më tej.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Blinken takohet me Zelenskyy-n në Kiev, zjarr i madh në depon e naftës në Bryansk

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken lloyd austin lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy antony blinken lloyd austin lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy

Sondazh

Poll