Bota

Ish-shefi ushtark Dannatt: Rusia mund të nisë sulme të reja në fabrikën e çelikut Azovstal

25 Prill 2022, 09:11 Nga DOSJA
Ish-shefi ushtark Dannatt: Rusia mund të nisë sulme të reja

UKRAINË- Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm Lordi Richard Dannatt, ka folur për sulmet e pesë stacioneve hekurudhore ukrainase. Sipas Sky News, Ai tha se sulmi i koordinuar nuk është “i befasishëm”, duke shtuar se Rusia e ka kuptuar se “po lufton për të bërë përparime në luftën taktike”. Gjithashtu ai tregoi se Rusia ka mundë si të nisi sulme të reja në fabrikë n e çelikut Azovstal.

“Moska po përpiqet të përhapë shqetësim, dëm, zhgënjim dhe të ulë moralin e popullit ukrainas në të gjithë vendin me raketa lundrimi dhe sulme të tjera në Ukrainën qendrore dhe perëndimore. Prandaj nuk është për t’u habitur që, në mënyrë të koordinuar, brenda një ore, ata kanë goditur pesë stacione hekurudhore. Në fund të fundit, Vladimir Putin duhet ta përfundojë atë aspekt të fushatës së tij nga Dita e Fitores së forcave të armatosura më 9 maj. Përndryshe, përpjekjet për të arritur një përparim të madh, një sukses i madh në Donbas, duket se po u shmangen atyre” tha Dannatt.

Dannatt tha se kuptohet se Rusia ka të ngjarë të nisë një sulm të ri në fabrikën e çelikut Azovstal, ku strehohet pjesa tjetër e forcave mbrojtëse të Mariupolit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Blinken takohet me Zelenskyy-n në Kiev, zjarr i madh në depon e naftës në Bryansk

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota limuzina e vladimir putin lordi richard dannatt lufta ukraine-rusi limuzina e vladimir putin lordi richard dannatt lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll