Bota

PLANI i Osama bin Laden! “11 shtatori i dytë”, planifikoi sulmin terrorist në SHBA

25 Prill 2022, 09:43 Nga DOSJA
PLANI i Osama bin Laden! “11 shtatori i dytë”, planifikoi

SHBA– Osama bin Laden komplotoi të sulmonte sërish SHBA-në pas 11 shtatorit. DailyMail raporton se dokumentet e konfiskuara nga Navy SEAL pas ekzekutimit të Bin Ladenit në vitin 2011 zbuluan se si ai inkurajoi përdorimin e avionëve privatë, në vend të avionëve të pasagjerëve, për të kryer një vazhdim të mizorisë së shtatorit 2001. Bin Laden, gjithashtu inkurajoi njerëzit e tij që të prisnin 12 metra nga shinat e trenit në SHBA për të shkaktuar një dalje nga shinat, veprim ky që do të vriste shumë njerëz.

“Në vend që të rrëmbejnë një aeroplan, operativët duhet të marrin me qira një për sulmin e tyre të radhës në SHBA dhe shton nëse kjo është shumë e vështirë, ata duhet të synojnë hekurudhat e SHBA,” shkroi bin Laden në një letër drejtuar kreut të njësisë terroriste ndërkombëtare të al Kaedës, sipas Nelly Lahoud.

Ai dëshironte të hiqte 12 metra hekurudhë çeliku në mënyrë që, në këtë mënyrë, treni të mund të dilte nga shinat,” shpjegoi Lahoud gjatë një interviste 60 Minutes që u transmetua të dielën në CBS. “Dhe ne e gjejmë atë, duke shpjeguar paketën e thjeshtë të mjeteve që ata mund të përdornin.”

Mijëra letra dhe shënime personale të Bin Ladenit u konfiskuan 11 vite më parë nga një ekip prej dy duzina Navy SEAL të dërguar në Pakistan për të kapur dhe vrarë terroristin. Letrat u deklasifikuan nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane në vitin 2017. Lahoud ka disa vite që studion dokumentet ‘rresht pas rreshti’.

Letrat zbuluan gjithashtu se në nëntor 2002, kur zyrtarët e inteligjencës amerikane ishin të shqetësuar se Al Kaeda po planifikonte ‘sulme spektakolare’ që do të rezultonin në ‘viktima masive’, Bin Laden ishte fshehur dhe drejtonte grupin terrorist.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota osama bin laden osama bin laden

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2022, 09:36

Gratë në ndihmë të grave nga Ukraina

Po shkojmë drejt kufirit. Është terr, rruga është bosh, ndërsa një thirrje telefonike prish tingujt e këngës “Despacito” në radio. Një nënë nga Ukraina me ...

Bota 25 Prill 2022, 09:05

Zelenskyy falenderon SHBA-në për mbështetjen

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka falenderuar SHBA-në për mbështetjen. Sipas BBC, ai ka falenderuar SHBA-në gjatë takimit me Sekretarin e...