Aktualitet

‘Thonë gënjen Erioni, do t’i zërë vendin Fridës’/ Braçe: Bujqit kanë kërkesa, sot ditë pune

25 Prill 2022, 09:10 Nga DOSJA
‘Thonë gënjen Erioni, do t’i zërë vendin

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe vijon me thirrjet e tij për bujqësinë në vend. Përmes një video të ndarë në rrjetin e tij social, Braçe ripërsërit shqetësimet që kanë fermerët për naftën dhe ujin për vaditje. Braçe thotë se dita e hënë është ditë pune, pavarësisht se administrata e ka pushim prej festës së Pashkëve Ortodokse. Nga zyra e tij, ai shton se sot ka marrë mesazhe nga dy fermerë të Çermës, të cilët kërkojnë naftë për mekanikën bujqësore. Ata i kanë bërë të ditur deputetit se ka vonesë klithi, se misri po u dështon në mbirje e se i duhet nafta për pompat. Në fund, me ironi, ai thotë se ka që në muajin janar që flet për këto probleme mirëpo është përballur me fjali të llojit: Genjen Erioni se do ti zere vendin Frides.

POSTIMI I PLOTË:

ESHTE E HENE, DITE PUNE APO JO?! Bujqesia kerkon NAFTEN dhe UJIN PER VADITJE! Sot ne mengjes, Andi Kaca e Aldi Dupi, dy djem poshte te 30-ave qe merren me BUJQESI ne Cerme Sektor/DIVJAKE, jane ne pune, ne fushat e Terbufit; Te dy kishin nje hall; NAFTEN PER MEKANIKEN BUJQESORE! PO VONOHET-klithin. Misri po deshton per mbirje-ka 10 dite i mbjelle, nga thatesira e nevoja jetike per uje; na duhet nafta per pompat; Erdhi vakti te korrim jonxhat e na duhet nafta per mekaniken; Shkurt e qarte, kaq. Aaaaa po, eshte edhe ky rresht: NA SHIH PAK NE NE TERBUF PER NAFTEN SE EDHE 7 DJEM TE RINJ KANE MBETUR QE MBJELLIN TOKA! Kam qe javen e pare te janarit qe u flas e flas per naften dhe ujin; Ju nje daulle: Genjen Erioni se do ti zere vendin Frides! 500 tone nafte e shperndare eshte nje gote me uje ne fushat e Myzeqese! Nxirrini nga halli i BUROKRACISE E PAAFTESISE bujqit qe HALLI I TYRE MOS KTHEHET SHPEJT HALLI I USHQIMIT TE GJITHE SHQIPERISE!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike erion brace erion brace

Sondazh

Poll