Aktualitet

‘Gaminator 2’/ Lokali në Tiranë i transformuar në baste sportive, arrestohet administratori

25 Prill 2022, 07:45 Nga DOSJA
‘Gaminator 2’/ Lokali në Tiranë i transformuar në

TIRANË– Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi është zbuluar duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme në fushën e lojërave të fatit. I riu i cili kishte në administrim lokalin në rrugën ‘Muhamet Veliu’, kishte vendosur dy makineta që shërbejnë për lojëra fati. 34 vjeç, banues në Tiranë, do të akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gaminator 2”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Kishte vendosur lokalin në dispozicion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në pranga 34-vjeçari. Sekuestrohen dy makineta që shërbejnë për lojëra fati. Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr. 4 në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gaminator 2″, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – I. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim nga ky shtetas, në rrugën “Muhamet Deliu”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lojera fati ne tirane lojera fati ne tirane

Sondazh

Poll